NATO ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.
Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në aeroportin e Prishtinës.
“Përfitimet do të vërehen në udhëtime më të shpejta, më pak shpenzim i karburanteve dhe ulje të ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftim. Që nga viti 1999 procesi i normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës është mbështetur në vazhdimësi nga NATO.
Kjo është bërë në kuadër të takimeve për Normalizimin e Aviacionit në Ballkan, në kuadër të të cilave kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve Aleate, autoritetet e aviacionit, ato ushtarake dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.
Në vitet e fundit, NATO përmes Takimeve të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizimin e një Marrëveshje Kuadër midis KFOR dhe Islandës. Agjencia e Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani po vepron si një Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë dhe ofron mbështetje për Komandantin e KFOR-it.
Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
BE dhe Kosova përplasen për Asociacionin
Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ç’po ndodh në Kosovë, ambasadat paralajmërojnë stafin të shmangin praninë në qendrat tregtare, ka rrezik për sulm
Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë
Kosovë – Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]
Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]
Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]
Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]