Sipas spitalit Charité të Berlinit, shëndeti i kritikut të Kremlinit Navalny është përmirësuar. Navalni tani u shpreh vetë – me një foto në Instagram.
Kritiku i Kremlinit Aleksej Navalni foli për herë të parë pasi e helmuan. 44-vjeçari postoi një foto në Instagram.
“Përshëndetje, jam Navalni. Më mungoni të gjithë”, thotë mbishkrimi. “Unë ende thuajse nuk mund të bëj asgjë, por dje isha në gjendje të merrja frymë vetë gjatë gjithë ditës”. Në foto ju mund të shihni Navalnin të ulur pranë së shoqes në një shtrat spitali në Berlin Charité.
Aktivistin rus të opozitës e shtruan në spital më 22 gusht, pasi pati rënë pa ndjenja dy ditë më parë në një fluturim të brendshëm në Siberi.
Edhe para postimit të Navalnit në Instagram, Charité njoftoi se gjendja e tij kishte vazhduar të përmirësohej. Sipas kësaj, ai qe në gjendje të “shkëputet plotësisht nga frymëmarrja artificiale” dhe të largohet përkohësisht nga shtrati i tij.
Noviçoku konfirmohet nga laboratorët
Sipas qeverisë federale, opozitarin e helmuan me një lëndë kimike luftarake nervore nga i ashtuquajturi grup Noviçok dhe laboratorë në Francë dhe Suedi i konfirmuan përfundimet.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli për një “përpjekje për ta vrarë me helmim” dhe kërkoi sqarime nga pala ruse. Që atëherë, tensionet midis Berlinit dhe Moskës janë rritur në mënyrë masive. Qeveria ruse mohon të gjitha fajet për helmimin e kundërshtarit të Presidentit Vladimir Putin.
Rusia thekson gatishmërinë e saj për të ndihmuar
Ndërkohë, Rusia përsëriti gatishmërinë e saj për të hetuar sulmin me helm ndaj politikanit të opozitës. Një zëdhënës i zyrës presidenciale në Moskë tha se të gjithë do të ishin të lumtur po të shërohet Navalni. Pastaj ai mund të kthehet në Rusi. Sidoqoftë, qeveria ruse ende nuk e kupton pse nuk i lejojnë qasje në kampionet e provave nga Navalni. DW
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]