Duka i Edinburgut, Philip ka ndërruar jetë ditën e sotme disa ditë pasi doli nga spitali, ku u shtrua në gjendje të rëndë shëndetësore.
I njohur për sensin e tij të humorit dhe herë pas here gafat e tij, princi ka mbyllur syte mesditën e sotme sytë. Princi Philip është bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e monarkive.
Martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeta e II gjati 74 vjet dhe kanë pasur 4 fëmijë. Gjatë qëndrimit të tij në Buckingham Palace, Philip kreu mijëra angazhime.
Kush ishte Duka i Edinburgut?
Por kush është ai dhe si ka nisur historia e dashurisë së Dukës 99-vjeçar me Mbretëreshën e Anglisë? Duka i Edinburgut la një karrierë premtuese në Marinën Mbretërore për të qëndruar pranë mbretëreshës dhe për t’u bërë “shkëmbi” i saj, megjithatë në jetën e tyre private ai ishte gjithmonë “kryefamiljari” i familjes.
Edhe pse i njohur për gabimet e tij në paraqitjet publike, ai konsiderohet të ketë kontribuar në evolucionin e monarkisë dhe modernizuar “Firmën”, siç shtypi britanik shpesh e quan familjen mbretërore.
Vitet e fëmijërisë larg prindërve të tij dhe njohja e parë me Elizabetën
Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës lindi në Korfuz më 10 qershor 1921 nga Princi Andreas i Greqisë dhe Princesha Alice e Battenberg. Në dhjetor të vitit 1922, George IV, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth, urdhëroi anijen “Calypso” të Marinës Mbretërore Britanike që të merrte familjen nga ishulli, në atë kohë Philip ishte vetëm 18 muajsh. Fëmijëria e princit të ri u karakterizua nga paqëndrueshmëria ndërsa kalonte kohë me të afërmit në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai i shihte rrallë, veçanërisht nënën e tij, e cila ishte mbyllur në një spital pasi u diagnostikua se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor. Philip u shkolluar për një vit në Gjermani dhe më pas u rikthye në Britani të Madhe, duke iu bashkuar Marinës Mbretërore për të zhvilluar takimin e parë me bashkëshorten e tij të ardhshme verën e vitit 1939. Princesha e atëhershme, vetëm 13 vjeç u mahnit kur e pa, ndërsa në 1947, dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, çifti u martua.
Në vitin 1948 lindi fëmija i parë i çiftit, Princi Charles, i ndjekur nga Princesha Anna në 1952. Sidoqoftë, jeta e tyre e qetë ndryshoi në mënyrë drastike me vdekjen e mbretit më 6 shkurt 1952. Princesha Elizabeth u kurorëzua mbretëreshë dhe Duka i Edinburgut hoqi dorë nga një karrierë premtuese në Marinë për ta mbështetur atë. Një rol i ri e priste atë, udhëtimet dhe paraqitjet zyrtare me monarken jashtë vendit dhe brenda kufijve. Në vitin 1960 çiftit iu shtua edhe një fëmijë tjetër, Princi Andrew, Duka i Jorkut, ndërsa në 1964 lindi Princi Edward, Earl of Wessex.
Në publik, ai mund të ketë ecur një hap pas gruas së tij, por nuk mund të ketë nënvlerësim të rëndësisë së princit Philip gjatë mbretërimi të Mbretëreshës. Siç tha ajo vetë në një fjalim për përvjetorin e tyre të martesës në 1997: Ai ka qenë, thjesht, forca ime gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja i detyrohemi më shumë se ai do të pretendonte apo do të dinte ndonjëherë.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]