e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje çdo ditë që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska për shkak të koronavirusit.

 

Madje është ndaluar muzika në lokale pas orës 20:00 si edhe janë vendosur gjoba për pronarët e restoranteve që organizojnë dasma.

 

Por çfarë ka ndodhur së fundmi në Shkodër?

 

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, disa efektivë policie janë kënaqur duke kërcyer në një dasmë në Shkodër. Të armatosur dhe të veshur me uniformën e policisë ata kërcejnë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ajo që vihet re është se efektivët kanë vendosur vetëm maska, por gjithsesi kjo nuk justifikon veprimet e tyre.

 

Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarde!”, shkruan personi që ka dërguar videon.

 

Më shumë

Kushte të reja për rimarrjen e patentës

Shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor.   DPSHTRR njofton se nga muaji dhjetor do të informojë shoferët, përmes një broshure që do të publikohet ‘online’ , mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e […]

“Bëj si them unë, por mos bëj siç bëj unë” – makina e policisë rrugore përplaset në pikë të mëngjezit me shtyllën

E ndërsa Policia e Shtetit ndërmerr operacione në sajë të sigurisë rrugore, ku risia më e fundit ishte prezantimi i makinave inteligjente për të ndëshkuar shkelësit nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, që dha dorëheqjen dy ditë më pas nga detyra, mëngjezin e sotëm raportohet se një makinë e policisë rrugore në […]

Sherri mes afganëve në Lezhë: Gruaja qëlloi me thikë bashkëjetuesin!

Një grua afgane ka plagosur me thikë bashkëjetuesin që po qëndrojnë në Shëngjin. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, por mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që gruaja është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.   Njoftimi i Policisë Policia […]

Vjedhja e energjisë, ka çuar në zbulimin e një laboratori që prodhonte Bitcoin në Krujë

Vjedhja e energjisë në Krujë, ka çuar në zbulimin e një laboratori që përdorej për prodhimin e Bitcoin në Krujë. OSHEE mësohet se ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në një objekt pasi dyshohet për vjedhje energjie. Pasi kanë kontrolluar lidhjet elektrike, grupi i OSHEE kanë zbuluar se në këtë godinë kishte ndërhyrje […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara