e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë që rrethohet nga ujërat e lumenjve Buna, Drin dhe Kir si dhe nga ato të Liqenit të Shkdorës, i cili është edhe më i madhi në Ballkan. Por kjo pasuri natyrore e qytetit, sipas drejtuesit te shoqatës mjedisore “Eko Mendje”, Mirsad Basha, vazhdon prej vitesh të ndotet nga hedhja e mbeturinave, inerteve, por edhe shkarkimi i ujërave të zeza të qytetit, duke dëmtuar ekosistemin natyror si dhe jetesën e vetë banorëve.

 

“Për fatin e keq, prap mbas shumë viteve vazhdon e njëjta situatë me Liqenin e Shkodrës, me Lumin Buna, me Lumin Kir. Çdo lum është kryer në një kosh mbeturinash. Gjithashtu, jemi në pjesën e Lumit Buna ku shkarkimet e ujërave të zeza të qytetit janë duke e përkeqësu çdo dtë e më tepër gjendjen e këtij lumi deri në derdhjen e tij në det”.

 

Ujërat e zeza të qytetit të Shkodrës shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shrihen në të dy anët e lumit, në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash. Njësia administrative “Ana e Malit”, me 10 fshatrat e saj dhe me rreth 6 mijë banorë, sipas drejtuesit të shoqatës “Ana e Malit”, Ruzhdi Podës, është e para që preket nga ndotjet që sjell me vete Lumi Buna.

 

“Të gjithë ato plastika dhe mbeturina janë helme dhe fusha e Oblikës, në Anë të Malit, është e mbjellur me perime, me pemë, me drithëra. Ato ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe në helmimin e këtyre ushqimeve, që Ana e Malit është e para që furnizon qytetin e Shkodrës”.

 

Prej 25 vitesh autoritetet vendore, por edhe ata qendrore, kanë përsëritur premtimin për ngritjen e një impianti të pastrimit të ujërave të zeza të qytetit për të shmangur ndotjen e Lumit Buna, premtim ky që, sipas shoqatës mjedisore “Eko Mendje’, vazhdon të jetë i pambajtur.

 

“Janë bërë me dhjetëra premtime për zgjidhjen e këtij problemi. Një organizatë vullnetarë nuk mundet gjithëmonë me zgjidh problemet e natyrës, por duhen edhe institucionet, edhe qeverisjet vendore dhe qendrore për t’i zgjidhë. Ne zërin e kemi ngrit, kemi bërë thirrje të ndryshme. Shpresojmë për një impiant të ujërave të zeza në liqen, por edhe monitorimin e tij si dhe, pse jo, krijimin e një policie mjedisore për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve që ndotin natyrën”.

 

Thuajse çdo vit, të rinjtë vullnetarë të “Eko Medje” ndërmarrin aksione për pastrimin e bregut të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, duke synuar ndërgjegjësimin e bizneseve dhe qytetarëve. Megjithatë, sipas shoqatës, kjo nuk mjafton pasi, strukturat shtetërore duhet të jenë më të vetëdijshme mbi rëndësinë e masave për mbrojtjen e mjedisit të përbashkët natyror.

Më shumë

3 qytetet më të pastra në Europë

Ajrin më të pastër në Evropë e ka qyteti suedez Umeo, e pasuar nga Tampere në Finlandë dhe Funshal në Portugali, e kjo është konfirmuar nga agjencia evropiane për Ambient (EEA).   E qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali. Banorët e më shumë se gjysma […]

Shebeniku, 13 vite Park Kombëtar, më i madhi në Shqipëri

13 vite Park Kombëtar Shebeniku ka festuar sot datën e shpalljes Parku më i madh në Shqipëri.   Të shumtë ishin vizitorët që kanë qenë këtu për herë të parë dhe janë mahnitur nga bukuritë natyrore.   Përpos bukurive natyrore janë prodhimet bio të zonës ato që gjithnjë e më shumë preferohen nga […]

Çernobili, pse katastrofa bërthamore ishte një sukses aksidental mjedisor?

Kur mendojmë për suksese ekologjike, nuk ka gjasa që katastrofa e Çernobilit në vitin 1986 të jetë në listën e dikujt.   E cilësuar gjerësisht si aksidenti më i keq bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë, ngjarja ndodhi gjatë një prove sigurie në Centralin Bërthamor të Çernobilit që në atë kohë ishte Ukraina Sovjetike. […]

Rritet shpyllëzimi në Amazonë

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil u rrit për 43 për qind muajin e kaluar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Qeverisë braziliane.   Sipas tyre, 1,157 kilometra katrorë pyje u shkatërruan në katërt muajt e parë të vitit 2021.   Kjo shifër është për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara