Albanian Profile
e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Ndre Mjeda ishte një nga patriotët, studiuesit dhe deputetët ndër më të njohur Shqiptar. Ai lindi në Shkodër më 20 Nëntor 1866. Mësimet e para i ndoqi po në vendlindje dhe edukimi i tij u influencua nga Urdhri i Jezuitëve. Nën Urdhrin e Jezuitëve në pranverë të 1880, Mjeda studioi për tre muaj në fshatin Cossé-le-Vivien, Laval, një qytet në veriperëndim të Francës. Në vitet e mëvonshme ai ndoqi studimet për letërsi në manastirin Kartakuzian të Porta Coeli në veri të Valencias.

Më pas Mjeda studioi teologji në Kolegjin e Jezuitëve në Krakov, Poloni, ku gjithashtu shërbeu edhe si biblotekar në kolegjin Gregorian të Kraljevicës. Gjatë studimeve në Poloni, Mjeda u caktua edhe si profesor i logjikës dhe metafizikës në këtë universitet. Gjatë kësaj periudhe Mjeda filloi të shkruantë në vargje për Çështjen Kombëtare Shqiptare, duke përfshirë edhe poemën e tij të njohur dhe melankolike “Vaji i Bilbilit” publikuar më 1887, ku në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martini, N. Bytyçi, etj. Vepra përmbyllet me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Gjithashtu botim i kësaj periudhë është edhe poema “Vorri i Skëndërbeut”,e cila si temë qëndrore ka emigrimin e Shqiptarëve pas vdekjes së Skëndërbeut. Mjeda do njihet me kryeveprën “Juvenilja”.

Më 1911 ai shkroi poemën “Liria”. Gjithashtu për letërsinë Shqiptare janë të njohura edhe disa nga poemat e tij si “Scodra”, “Lissus”, “Malli për Atdhe”. Kontributit i Mjedës, përveç në fushën e poezisë do jetë mjaft i vlefshëm dhe i vyer në fushën e Albanologjisë ku përmendim vepra të tilla si: “Mbi Shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës Shqipe”. Më 1901 së bashku me vëllain e tij, Lazër Mjeda, themeloi shoqërinë kulturore “Agimi”. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ku u dallua si përkrahës i Alfabetit Shqiptar, krahas patriotëve të tjerë të shquar. Gjatë viteve 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda mori pjesë aktive në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratik u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Në vitet 1930-1932 transkiptoi pjesërisht veprën e Bogdanit dhe të Budit, gjithashtu shkroi edhe për dialektin Shqiptar të Istrias. Deri në fund të jetës Mjeda shërbeu si mësues në Kolegjin Jezuit të Shkodrës. Ai vdiq më 01 Gusht 1937. Mjeda do të kujtohet si një nga patriotët dhe shkrimtarët më të shquar Shqiptar, ku kontributi i tij do jetë i paharruar.

 

Më shumë

Shkodër, nderohen luftëtarët e kryengritjes antiosmane të vitit 1911

Gjatë një veprimtarie në përkujtim të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiç dhe Kuvendit të Greçes, zhvilluar sot në Shkodër, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nderoi me titullin “Nderi i Kombit” prijësin dhe luftëtarin popullor të Kelmendit, Prek Cali. Gjithashtu, u nderuan me titullin “Kaloresi i Flamurit” edhe tre luftetare të […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

Hasan Prishtina – Ideologu i shtetit shqiptar

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara