e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike do të mbahet në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit në qytetin më të madh të Skocisë, në Glasgow. Edhe pse zhvillohet pak me vonesë, konferenca shihet si “shpresa e fundit” për të zbatuar zotimet e marra në Marrëveshjen e Parisit në vitin 2015 për shkurtimin e gazeve të dëmshme për planetin. Shkencëtarët thonë se një nga ekosistemet më të rëndësishme detare të Skocisë mund të zhduket nëse ndryshimi i klimës vazhdon me një ritëm të shpejtë.

 

Nën ujërat që lagin brigjet e Skocisë gjendet një ekosistem i rëndësishëm detar i njohur si “shtrati maerl” një “tapet” i kuqerremtë i krijuar nga algat që ngjasojnë me koralet.

 

Algat e kuqe “koralline” janë një habitat i rëndësishëm për bimët dhe kafshët e vogla që jetojnë në shtratin e gjallë dhe të ndërlikuar.

 

Këto lloj ekosistemesh gjenden në mbarë botën, por bregu perëndimor i Skocisë njihet si strehë e algave të forta me nuanca ngjyrë vjollcë.

 

Por sikurse me dëmtimin e shkëmbinjëve koralorë në jug të vendit, ndryshimet klimatike po kërcënojnë edhe këtë ekosistem të brishtë.

 

Cornelia Simon Nutbrown, e cila po mbron doktoraturën në Universitetin Heriot-Watt, vitin e kaluar drejtoi hulumtimet që zbuluan se Skocia mund të humbiste deri në 84% të “shtratit maerl” deri në vitin 2100, nëse ndryshimi i klimës vazhdon me ritmet aktuale.

 

“Edhe në bazë të skenarit më të mirë të ndryshimit të klimës, do të kemi një humbje prej 36% të “shtratit maerl” në Skoci krahasuar me sot. Në rastin më të keq, humbja e këtyre ekosistemeve do të arrinte në 84% krahasur me sot”, thotë Cornelia Simon Nutbrown.

 

Të brishtë dhe me rritje të ngadaltë, këto ekosisteme mund të dëmtohen nga hedhja e spirancave të anijeve, zinxhirët apo veprimtari të tjera njerëzore. Ky lloj ekosistemi është i mbrojtur në disa zona detare të Skocisë.

 

Por ndryshimi i klimës, me rritjen e temperaturës së ujit dhe aciditetit në oqean, përbën një kërcënim tjetër për algat e kuqerremta që formojnë “shtratin maerl”.

 

Heidi Burdett, profesore në Qendrën Lyell të Skocisë, thotë se ato rriten rreth 0.2 milimetra në vit dhe mund të jetojnë për qindra vite.

 

“Rritja e temperaturave dhe shtimi i aciditetit është shumë herë më e madhe se këto alga kanë përjetuar gjatë ekzistencës së tyre dhe ndoshta edhe brezat e mëparshëm”, thotë Heidi Burdett, profesore në Qendrën Lyell të Skocisë.

 

Habitate jetike për krijesat e vogla si iriqët, krimbat apo specie të tjera, ekspertët thonë se “shtetërit maerl” janë gjithashtu pastrues të rëndësishëm të karbonit.

 

“Kur ato ngordhin, ‘shtretërit maerl’ bllokojnë shpërbërjen e materialeve organike. Pra në mënyrë direkte apo indirekte ato tërheqin dioksidin e karbonit, kështu që nuk ndikon tek ndryshimi i klimës”, thotë shkencëtari për botën nënujore Nick Kamenos në Universitetin Glasgow.

 

Cornelia Simon Nutbrown thotë se ajo dhe kolegët po mbledhin mostra të ADN-së nga ‘shtretërit maerl’ rreth Skocisë, me shpresën për të gjetur terrene të rëndësishme të shtimit të tyre.

 

Në tetor, delegatë nga e gjithë bota do të shkojnë në Glasgow për të marrë pjesë në konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën.

 

Një nga objektivat më të rëndësishëm të saj do të jetë zbatimi i angazhimeve të marra për uljen e ndotjes dhe çlirimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se dy gradë celsius nga periudha para-industriale.

 

Më shumë

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

Një parti algjeriane bën thirrje për dërgimin e Francës në gjykata për krime koloniale

Lëvizja për Shoqërinë dhe Paqen tha se: “Nderimi i dëshmorëve kërkon padi (ndaj Francës) në nivel ndërkombëtar”     Një parti politike në Algjeri të dielën bëri thirrje për ndjekjen penale të Francës në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ajo kreu në Algjeri gjatë 132 viteve të sundimit të saj kolonial, transmeton Anadolu […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara