e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Unioni evropian në Shqipëri ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u bënë pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

 

Sipas Unionit evropian, ndryshimet e bëra “nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit”. Ndërsa shprehet keqardhje për mosarritjen e një kompromisi në Këshillin Politik para votimeve në Parlament, në deklaratë thuhet se  dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

 

“Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit.

 

Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

 

Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

 

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit”, thuhet në njoftim.

 

Më shumë

Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian – Frontex – njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet në Hungari. Masa vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që kritikoi rëndë sistemin e azilit të Hungarisë. “Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij operacionale në Hungari”, i tha AFP-së, Chris Borowski, një zëdhënës i […]

1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

Ushqim kosher, festivale e festa hebreje: Gjermania feston një vit me radhë larminë e jetës hebreje. Shkak është një dekret romak i vitit 321.   Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjermani – […]

“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE

Nën moton “Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr këtë Presidencë me tre përparësi kryesore për Bashkimin Evropian:       Promovoni një rikuperim të shfrytëzuar nga klima dhe tranzicioni dixhital;   Realizoni Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale të Bashkimit Evropian si një element diferencues […]

Suedia merr kryesinë e OSBE-së

Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl)     Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore.   “Suedia është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara