e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë për konsultim strategjinë 4-vjeçare të procedurave tenderuese, që sipas këtij dikasteri ka për qëllim garantimin dhe mirë-përdorimin e fondeve publike. Sipas APP-së, strategjia 2020-2023 synon të garantojë një sistem prokurimi eficent dhe efektiv në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës së lirë dhe të ndershme, trajtimit të barabartë, etj. Ndërkohë që, në këtë dokument i kushtohet rëndësi edhe koncesioneve dhe partneritetit publik-privat, blerjeve të përqëndruara, etj. Më konkretisht, sipas APP ligji që rregullon koncesionet dhe PPP-të, pavarësisht ndryshimeve të fundit, në kuadër të procesit “Screening” si dhe të negociatava të anëtarësimit, është e nevojshme që të kryhet një analizë e legjislacionit aktual për të identifikuar boshllëqet ligjore dhe për të përcaktuar pikat e ndërhyrjet që do të ndërmerren.

Po ashtu, parashikohen masa për përmirësimin e rolit politikbërës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve si dhe rritje e kapaciteteve të autoriteteve kontraktore për të kuptuar më mirë se si dhe kur duhen përdorur koncesionet apo PPP për përmbushjen e nevojave të tyre. Ndërhyrje kërkohen edhe në drejtim të korrupsionit në sistemin e prokurimit publik. Sipas APP-së, korrupsioni përbën një faktorët kryesorë të riskut për prokurimin publik i cili, përveç pasojave të tij demoralizuese, shkakton gjithashtu kosto shtesë, mos-efiçencë dhe shtrembërim të konkurrencës.

Për këtë arsye, kërkohet hartimi dhe zbatimi i një Politike për Integritetin dhe Përgjegjshmërinë brenda autoriteteve kontraktore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nga ana tjetër strategjia do të synojë dhe thjeshtimin e dokumenteve që dorëzojnë kompanitë që marrin pjesë në tender, pasi është konstatuar se në shumë raste ka skualifikime të ofertave më të ulta për probleme tejet të vogla. Nevoja financiare të nevojshme për zbatimin e veprimeve të parashikuara në draft-strategji kap vlerën e 476 mijë eurove.

Më shumë

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

Prodhimi i energjisë elektrike në rekord shumëvjeçar

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një […]

KESH dhe OSHEE mbi 680 milionë euro borxhe

Kompanitë publike të sektorit të energjisë elektrike, KESH dhe OSHEE kanë në bilancet e tyre mbi 680 milionë euro borxhe. Shanset që këto kompani të shlyejnë detyrimet ndaj njëra-tjetrës dhe shtetit, në këtë periudhë krize janë të pakta, duke shtuar rrezikun që barra të rëndojë mbi taksapaguesit.   Sektori energjetik rrezikon të kthehet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara