e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Matësit e energjisë elektrike do të kontrollohen një herë në 2 muaj deri në qershor të këtij viti. Vendimi është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, me kërkesë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për të evituar kontaktet e punonjësve në këtë klimë pandemia.

 

Sipas vendimit të firmosur nga ERE, për muajin kur matësit nuk do të lexohen kilovatët e harxhuar, familjarët dhe bizneset do të faturohen në referencë me muajin përkatës të vitit të kaluar.

 

Kjo mënyrë faturimi, u jep zgjidhje edhe ankesave, nëse do të ketë të tilla për mbi faturime, duke korrigjuar pagesat në muajin pasardhës me zbritje. Kujtojmë se e njëjta metodë, u përdor edhe vitin e  kaluar, pasi vendi hyri në izolim, kur ERE vendosi që matësit të lexoheshin një herë në tre muaj.

 

Skema e imponuar nga situata epidemike, pritet që të ndihmojë në krijimin e një pasqyre më të qartë në lidhje me efektet, për të vendosur në vijim nëse do të vihet në zbatim rezoluta e Kuvendit për faturimin e energjisë elektrike, një herë në 3 muaj, sistem ky që ka dështuar disa herë, por që do të lehtësonte në mënyrë të ndjeshme leximin e matjes së energjisë.

 

Më shumë

BSH ka shitur gati 1 ton ar gjatë pandemisë, 930 kg më pak në arka

Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më […]

Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan

Tre zhvillime në ndërrimin e viteve do të kenë efekt afatgjatë në biznesin e koncernit Gazprom në Europën Juglindore, me pasoja edhe në tregun e BE-së. Kush fiton dhe kush humbet?   Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë […]

Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.   Metodika […]

Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi

Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara