e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

20 milion $ më shumë te fondi rezervë, shtesa do të sigurohet nga taksat

Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë buxhetin e shtetit brenda 4 muajve të parë të këtij viti, duke i rritur vetes protofolin për të kryer shpenzime nga fondi rezervë i buxhetit me 20 milionë Dollarë më shumë nga sa kishte planifikuar fillimisht.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se fondet do të përdoren për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V.

Të gjithë ndryshimet në tabelat e buxhetit me aktet normative të këtij viti kanë patur si qëllim ndryshimin e fondeve të emergjencës, herën e parë për zgjedhjet e 25 prillit dhe në dy rastet e fundit për të mundësuar blerjen e vaksinave anti Covid-19.

Me aktin normativ të fundit buxheti i shtetit arrin në total 5.98 miliardë Dollarë, ndërsa fondi rezervë kap vlerën e 70 milionë Dollarëve, nga 50 milionë që projektohej fillimisht.

Për fondet e shtuara Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret një rritje të arkëtimeve nga taksat në zërin e sigurimeve shoqërore me 8 milionë Dollarë më shumë, 6 milionë Dollarë plus pritet të vijnë nga tatimi mbi fitimin e bizneseve, 4 milionë nga akcizat dhe 2 milionë nga tatimi i pagave.

Në ndryshimet e fundit të buxhetit, qeveria ka mbajtur të njëjtat projeksione si për rritjen ekonomike ashtu edhe për nivelin e deficitit dhe borxhit publik.

 

Më shumë

Depozitat në euro shënuan rritje rekord për gushtin, gati 250 milionë euro më shumë

Depozitat bankare në monedhën europiane kaluan për herë të parë në gusht pragun e pesë miliardë eurove.   Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sezoni veror nuk i zhgënjeu pritshmëritë për rritje të prurjeve të depozitave në euro. Në fund të muajit gusht, totali i depozitave në këtë monedhë arriti në […]

FAO: Çmimet globale të ushqimeve në rritje

Çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje në gusht, pas dy muajsh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).   “Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s u rrit 3,1 për qind nga muaji në muaj, mesatarisht me 127,1 pikë përqindje në gusht”, tha organi i […]

Rritet çmimi i bukës

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.   Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në […]

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie     Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.   Ky është viti i dytë me […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara