e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Në 11 Maj 1771, lindi në ishullin e Hidrës kapedania trime arvanitese Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina.

Ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e Atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani.

Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti më këmbë 200 mijë arbëreshë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë.

 

 

Më shumë

149-vjetori i lindjes së Asdrenit

Asdreni (Aleks Stavër Drenova, 1872-1947), ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit. Lindi në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani (1885); u rikthye në atdhe disa herë (1889, 1914, 1937) për pak kohë. Kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe […]

Zef Seremben – poeti me shpirt të trazuar…

…Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e […]

Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)

Kostandin Kristoforidhi ka lindur në Elbasan në vitin 1827. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Gjatë viteve 1847-1850 Kristoforidhi i mësoi gjuhën shqipe albanologut Hahn, i cili ishte konsull i Austrisë në Janinë. Vite më vonë Hahni me ndihmën e Kristoforidhit zbuloi shkrimet e Dhaskal Todrit. Në bashkëpunim me […]

Ismail Kadare: Ky vend bëhet!

“Jam kundër ligështimit moral. Për fat të keq, ai shfaqet përherë e më shpesh. Kjo ndodh me popujt që porsa dalin nga tiranitë, ku optimizmi dhe entuziazmi bënin pjesë në ritualet e diktaturës. Megjithatë ligështimi moral, qoftë edhe i veshur me kostum antikomunist, mendoj se është dëmtues.   Përmendëm dy nga lëngatat më të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara