Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Më 25 prill edhe në burgje do të ketë zgjedhje. Nga rreth pesë mijë të dënuar dhe paraburgosur, vetëm 2600 do të kenë të drejtën e votës, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të jenë pjesë e procesit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.

 

E drejta e votës u mohohet të dënuarve për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.

 

“Një pjesë e personave, të cilat kanë kryer  disa vepra penale të rënda, përjashtohen provizorisht, pra, hiqen nga regjistri e zgjedhësve është bërë ky selektim në bashkëpunim me gjykatat dhe Drejtorinë Gjendjes Civile dhe kemi dërguar listën e personave, të cilat plotësojnë kriteret për të votuar, që janë rreth 2670 persona”, tha zv. drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj.

 

Lidhur me mohimin e të drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda që u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pesë të dënuar i janë drejtuar me padi Gjykatës së Strasburgut me argumentin se u është mohuar një e drejtë themelore. Ndërkohë administrata e burgjeve po punon për pajisjen me letërnjoftim të të dënuarve që nuk e disponojnë.

 

“Kompania po afron mundësi, që të pajisen shtetasit që janë duke vuajtur dënimin me dokumente edhe brenda institucionit, që të evitojnë transportin, shoqërimin dhe është edhe situata e Covid-19. Kështu që jemi në proces, kemi 1500 veta që janë pa dokumente identifikimi dhe jemi në proces plotësimi”, tha ai.

 

Në proceset e kaluara zgjedhore është aluduar për individë të burgosur që janë liruar nga qelitë për tu përdorur nga partitë politike por sipas burimeve të Euronews Albania në fillim të prillit do të dalë një urdhër i veçantë për të anuluar përkohësisht të gjitha lejet.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara