e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Largimi i mjekëve është një nga problemet më shqetësuese për Shqipërinë vitet e fundit. Për këtë, qeveria shqiptare parashikon të ofrojë një paketë të re masash për rikthimin e tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur gjatë në Konferencën “Mjekë në Diasporë”, e organizuar nga Ministria për Diasporën dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mjekët e diasporës, tha se “fenomeni i lëvizjes së mjekëve nuk është një fenomen shqiptar”. Në këtë prizëm, znj. Manastirliu solli rastin e 113 mjekëve të huaj që punojnë në vendin tonë.

“Në dy vitet e fundit janë 113 mjekë të huaj që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri. Kroacia, Bosnja, Rumania janë vende të prekur nga ikja e mjekëve. Largimi shoqërohet edhe me kthimin e tyre në Shqipëri”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, largimet masive kanë ndodhur kryesisht në kohë kur sistemi shëndetësor shqiptar ka qenë në ditë të vështira dhe për këtë arsye tashmë qeveria do të ofrojë një paketë stimuluese për rikthimin e mjekëve të larguar.

“Do vijmë me një paketë të re konkrete për rikthimin e mjekëve të diasporës, që do realizohet me një kontratë që do përmbushë kushtet që ju kërkoni. Paketë mbështetjeje për rikthimin e mjekëve dhe një paketë për mjekët që punojnë në vend, duke filluar nga incentivat financiare. Paketa e re do mbështesë jo vetëm rikthimin e mjekëve të diasporës në vend, por edhe krijimin e urave të bashkëpunimit”, theksoi znj. Manastriliu.

Por, ndërsa qeveria po mendon t’i joshë me paketë financiare stimuluese, mjekët e larguar duke folur mbrëmë në studion e Ilva Now, shprehen se nuk është vetëm ana financiare që i ka detyruar që të punojnë larg Shqipërisë. Së pari janë kushtet në spitale, mungesa e mundësive për të kryer specializime, mungesa e meritokracisë dhe siguria në punë.

Vitet e fundit të dhënat na vërtetojnë se po vihet re një shtim i dëshirës së mjekëve për të punuar në një shtet larg Shqipërisë. Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Elona Haubrich duke folur gjatë konferencës u shpreh se, aktualisht punojnë 1000 mjekë shqiptarë në Gjermani dhe 3000 të tjerë në Evropë.

Sipas një studimi, 78% e mjekëve të anketuar ishin të gatshëm për të jetuar jashtë vendit. Rezultatet treguan se pjesa më e madhe e mjekëve janë të pakënaqur me pagat. Në rang qarku, rezulton se mjekët që preferojnë më shumë të largohen janë punonjës të shëndetësisë në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Dibrës.

Të dhënat nga Urdhri i Mjekut na tregojnë se në 5 vitet e fundit, rreth 1000 mjekë kanë ikur nga Shqipëria për punë si dhe specializim afatgjatë ose afatshkurtër. Për Ministrinë e Shëndetësisë ashtu si vendet e tjera edhe Shqipëria është prekur nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve, megjithatë gjatë dy muajve të parë të këtij viti në vend janë punësuar rreth 140 mjekë.

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara