e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB me rastin e 75-vjetorit të Kombeve të Bashkuara rezultoi shumë ndryshe nga ajo që ishte planifikuar shumë kohë më parë. Debati i përgjithshëm, zakonisht takimi më i madh diplomatik në botë, po zhvillohet këtë vit kryesisht virtualisht për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Ndërsa Guterres foli personalisht në selinë e OKB, përfaqësuesit e të gjitha 193 vendeve anëtare – përfshirë edhe mbi 150 krerë shtetesh dhe qeverish – u lidhën me video-mesazhe të regjistruara paraprakisht. Në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, vendet u përfaqësuan vetëm nga ambasadori i tyre përkatës pranë OKB.

 

Kina dhe SHBA po ecin në një “drejtim të rrezikshëm”. Duhet bërë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres në fillim të debatit të përgjithshëm.

 

“Bota jonë nuk mund ta përballojë një të ardhme në të cilën dy ekonomitë më të mëdha ndajnë botën,” tha Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në fillim të debatit të përgjithshëm të OKB në Nju-Jork. Duhet të bëhet gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Kjo do të krijonte një ndarje teknologjike dhe ekonomike që mund të zgjerohej në hendek ushtarak. Guterres tëhoqi vëmendjen për rrezikun e një “luftë të ftohtë” midis SHBA dhe Kinës.

 

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB bëri gjithashtu thirrje për një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar në funksion të sfidave të mëdha të paraqitura nga pandemia e koronës. Populizmi dhe nacionalizmi kanë dështuar në detyrën e kufizimit të virusit. Kjo vlen edhe për procedurat egoiste për zhvillimin e një vaksine: “një nacionalizmi i tillë i vaksinimit” jo vetëm që është i padrejtë, por mposht dhe vetveten “.

 

Për luftimin aktiv të COVID-19, Guterres bëri gjithashtu sërish thirrje për një armëpushim global, i cili duhet të bëhet realitet deri në fund të vitit. “Na kanë mbetur vetëm 100 ditë. Ora po troket.”

 

Trumpi sulmoi në fjalimin përpara OKB-së Kinën dhe OBSH

Presidenti i SHBA Donald Trump e përdori video-mesazhin e tij për një sulm të ri frontal ndaj Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ne duhet t’i kërkojmë llogari atij kombi – Kinës – që lëshoi ​​këtë virus në botë “, tha Trump në video-mesazhin e tij.

 

Qeveria e Pekinit nuk e ka ndaluar përhapjen globale të “virusit kinez”, përsëriti Trumpi qëndrimin e tij. “Qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – e cila praktikisht kontrollohet nga Kina – kanë deklaruar në mënyrë të gabuar se nuk ka asnjë provë të transmetimit nga njeriu në njeri.”  tha Trump duke kërkuar që: “OKB-ja duhet ta bëjë Kinën përgjegjëse për veprimet e saj”, sepse p.sh. në fillim të pandemisë, Kina i lejoi qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë “dhe të infektonin botën”.

 

Kina regon e indinjuar

Ambasadori kinez pranë OKB Zhang Jun i hodhi menjëherë poshtë akuzat. Ato janë “plotësisht të pabazuara” tha diplomati në selinë e OKB në New York, përpara se të njoftonte për video-mesazhin e Presidentit Kinez Xi Jinping.

 

Presidenti kinez kërkoi në fjalimin e tij më shumë solidaritet dhe bashkëpunim sesa “përplasje” dhe paralajmëroi kundër “politizimit” të luftës kundër koronavirusit. Kina nuk dëshiron një “luftë të ftohtë” të re. Në mes të pandemisë korona marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kohët e fundit janë përkeqësuar masivisht, dhe konflikti tani po prek pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve midis dy fuqive të mëdha.

 

Më shumë

Kosova dhe Serbia shumë afër njohjes reciproke

“Një marrëveshje historike” për presidentin Donald Trump. Pas përpjekjeve të lodhshme me ndërmjetësinë e Europës, Serbia dhe Kosova bien në marrëveshje sipas rregullave të “Pax Americana”. Edhe pse marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë “kufizohet” në çështjet ekonomike midis dy vendeve ballkanike, në realitet ajo shtrihet më tej në çështje diplomatike dhe politike. […]

OKB mbush 75 vjet në një botë krejt të ndryshme

Kombet e Bashkuara shënojnë 75 vjetorin e themelimit në një botë shumë më ndryshe nga ajo në të cilën kjo organizatë mori jetë. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim mënyrës se si organizata ka evoluar, si dhe sfidat me të cilat ajo mund të përballet në të ardhmen.   “Tani është detyra […]

Dehumanizimi si tipar i normalitetit të ri pas Koronës

Frika nga infeksioni i Koronës vazhdon të jetë i lartë në të gjithë botën dhe njerëzit po mësohen me normalitetin e ri, që sipas kryetarit të shoqatës GIA-s, Kanço Stojçev, karakterizohet nga dehumanizimi.   Shoqata Ndërkombëtare për demoskopinë Gallup (GIA) botoi raportin e saj të tretë që nga fillimi i krizës së Koronës. GIA […]

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por siç njofton korrespondentja e Zëri të Amerikës, Mariama Diallo, virusi vazhdon të përbëjë shqetësim për shunë njerëz, pasi nuk është zhdukur ende. Guvernatori i Nju […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara