Dokumentari Unpublished investigon si funksionon tregu i falsifikimi të parave në vendin tonë. Vendet të cilat hidhen në treg paratë false sipas ekspertëve, janë zyrat e këmbimit valutor, pikat e karburantit, tregun e gjësë se gjalle, dyqanet e ushqimore etj. Ndërsa periudhat më të përshtatshme janë sezoni turistik dhe festat e fund vitit.
“Falsifikatori kërkon gjithmonë që ti fusë këto para në qarkullim në vende, ku vëmendja dhe njohja për paranë e falsifikuar është në nivele të ulëta. Është interesante të thuash që një nga ambjentet ku futet paraja e falsifikuar janë ambjentet rreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore, duke vijuar më tej me njësinë e shit-blerjes periferike. Këto para të falsifikuar qarkullojnë në pikat e karburanteve dhe padyshim janë sportelet e postës shqiptare, sportelet e OSSHE-së, sportelet e Ujësjellës – Kanalizimeve dhe çdo sportel tjetër i mundshëm, ku kërkohet shkëmbimi kesh i kartëmonedhave,” – thotë eksperti i lirë i hetimit të parave të falsifikuara Viktor Hajdari.
Ekspertët ngrenë zërin duke thënë se vitet e fundit falsifikatorët kanë ndryshuar interesin e tyre mbi prerjet e kartëmonedhave, duke kaluar nga prerjet e vogla në prerje më të mëdha.
“Më rezulton nga studimet që kartëmonedhat të cilat po falsifikohen më shumë janë prerja 2 mijë lekëshe, por së fundmi është shtuar edhe kartëmonedha 5 mijë lekëshe. Falsifikimi i kartëmonedhave me vlerë të lartë, krijon problem shumë të mëdha në ekonominë e individit dhe të vendit,”- shprehet pedagogu Sherif Bundo.
Por cilat janë arsyet që falsifikuesit janë fokusuar në këto prerje kartëmonedhash sipas ekspertëve.
“Ne kemi disa emetime të prerjes të kartëmonedhës 5 mijë lekëshe në qarkullim, përfshirë këtu dhe prerjen e re. Banka e Shqipërisë vit pas vit sasi të caktuara i pasuron me element shtesë. Këto elemente shtesë në sytë e publikut krijojnë konfuzion dhe ky konfuzion është në favor të falsifikuesit,”- tregon eksperti i lirë i hetimit të parave të falsifikuara Viktor Hajdari.
Ky produkt i jashtëligjshëm vjen në vendin tonë edhe me porosi.
“Ka raste që këto kartëmonedha prodhohen edhe me porosi. Pra në rast se persona të caktuar, janë të interesuar për të vënë në qarkullim para të falsifikuara, bëjnë porosi për sasinë që ata duan. Personi që ka kartëmonedhat lidhet me persona të tjerë, të cilët kontaktojnë njerëz që janë të interesuar. Një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe blihet kundrejt 1600 lekëve dhe pastaj vihet në qarkullim,”- thotë hetuesja Ermira Tafani. Euronews Albania
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]