e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

Polakët u befasuan nga lajmi se një agjent britanik me emrin James Bond ishte në shërbimin sekret të Madhërisë së saj në Poloni në vitet 1960, i cili u botua në rrjetet e tij sociale nga Instituti polak i Kujtimit Kombëtar (IPN).

 

Sipas arkivave të Institutit polak, James Bond erdhi në Poloni më 18 shkurt 1964 dhe ishte punësuar si arkivist nga një atashe ushtarak në Ambasadën britanike. Ai shpejt u pikas nga zyrtarët polakë të kundërzbulimit.

 

“Ne e dimë se ai ishte në Poloni në 1964 dhe 1965,” tha drejtoresha e IPN Marzena Kruk për Reuters.

 

“Ai udhëtoi pak në Poloni, i donte gratë, si dhe adashin e tij fiktiv, por nuk ka asnjë fjalë për Martini,” tha Kruk, transmeton KosovaPress.

 

Martini është pija e preferuar e personazhit imagjinar, por “ne kemi informacion se atij i pëlqente birra polake, shton Kruk.

 

Bond ishte nën mbikëqyrje të rreptë, duke vizituar rajonet e Bialystok dhe Olsztyn në Poloninë verilindore për t’u përpjekur të “depërtonte në objektet ushtarake” në shtetin satelitor sovjetik, thuhej në dokumente.

 

Ai nuk vendosi kontakte me shtetasit polakë. Të gjithë polakët që dyshohet se kanë punuar me agjentë në anën tjetër të Perdes së Hekurt do të kishin pasoja të rënda.

 

Agjenti sekret britanik 007, krijuar nga autori Ian Fleming, u shfaq në ekranin e filmit në vitin 1962 në filmin “Dr.No” me Sean Connery në rolin kryesor.

 

“Ndoshta ata bënë shaka pak me kundërzbulimin polak,” tha Kruk.

Më shumë

Kamala Harris, një Nënpresidente që bën histori

Kamala Harris hyn në histori si Nënpresidentja e parë grua, e para nënpresidente afrikano-amerikane dhe me origjinë indiane. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi rrugën që e solli zonjën Harris në pozicionin e dytë më të fuqishëm në qeverinë amerikane.   Një moment historik në Shtetet e Bashkuara… […]

Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë.   Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura […]

Aleksej Navalny arrestohet pasi mbërrin në Moskë

Avioni që transportonte Aleksej Navalnyn për në Rusi u ridrejtua papritmas në një aeroport tjetër të Moskës. Policia arrestoi disa mbështetës të tij, të cilët e prisnin Navalnyn në destinacionin e tij të planifikuar.   Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të […]

Parada ushtarake, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Parada e arsenalit ushtarak në Korenë e Veriut vjen pak ditë përpara betimit të Xho Bajden si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe pak ditë pasi Lideri Kim Jong UN e përshkroi SHBA-në si “armikun kryesor të vendit”.   Koreja e Veriut zhvilloi këtë të enjte një paradë ushtarake në kryeqytetin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara