Mbledhje me karakter mbarë shqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare. U thirr me nismën e klubit shqiptar te Selanikut. Moren pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.
Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, në vjeshtën e 1909-s, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.
U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe.
Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.
Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshem lëvizjes kombëtare e në mënyrë të veçantë luftës për përhapjen e shkollave dhe te shkrimit shqip.
5 Dhjetor 1920, Lidhjes së Kombeve i kërkohet të njohë Shqipërinë shtet sovran
4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare
112-vjetori i çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
109 Vjet Shtet Shqiptar
Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës
“Në emër të Amerikës”, një ekspozitë për 75 vjetorin e largimit të misionit amerikan nga Shqipëria dhe diktaturën që pasoi
Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]
Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]
Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]
Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]