Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.
Por volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë shënoi një rënie të lehtë me rreth 1.3% në muajin qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e 2020-ës.
Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 17,8 %.
Rrjeti hekurudhor Shqiptar ka në përdorim 416 km linjë hekurudhore.
Vizioni i qeverisë për zhvillimin e vendit 2030 e bën transportin hekurudhor të jetë një nga kolonat kryesore. Transporti hekurudhor është i rëndësishëm edhe në kuadër të objektivit për zhvillimin e një transporti eficient e të gjelbër. Por edhe në kuadër të objektivit për interkonektivitetin me rajonin dhe më tej.
Largimi i Alpha, mbyllet epoka 25-vjeçare e bankave greke në Shqipëri
INSTAT: 1/3 e punësimit në biznese ishte informale më 2020
Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri
Shqipëria një nga prodhueset kryesore të agrumeve
Shqipëria dhe tregu i gazit
Ulet numri i të punësuarve në miniera – Gjatë 2020-ës u shkurtuan 944 punonjës, 25% e minatorëve s’kanë sigurim
Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës. Por volumi i mallrave të transportuara […]
Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]
Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare. Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]