e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2020, janë 693.956. Krahasuar me Janar 2019, ky tregues rezulton me rritje 20,9 %. Në Janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249.461. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur me 19,1 %.

Referuar të dhënave të INSTAT, vizitat për qëllime biznesi kanë njohur një rritje me 53.1 % në krahasim me janarin e vitit 2019.

Në Janar 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me Janar 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2020, janë 842.694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2020, janë 531.065. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 17,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2020, janë 311.629. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 29,9 %.

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara