Ka një rrymë mendimi, për fat të keq në rritje e më së shumti e koncentruar në disa qarqe socialë në Veneto të Italisë, e cila është e bindur në dy gjera: që Toka është e sheshtë dhe se do të vijë një ditë që Hëna do të riabsorbohet sërish nga Toka, nga a cila na paskësh dalë një herë e një kohë!!
Asnjë provë shkencore nuk bind këta njerëz që nuk është kështu, as pamjet satelitore (i quajnë të stisura nga NASA) as kalkulimet që mbajnë parasysh rrotullimin e tokës rreth vetes dhe rreth Diellit, asgjë tjetër. Çudia më e madhe është se në qarqe te tillë bëjnë pjesë shpesh njerëz me arsim të lartë, por të indoktrinuar nga rryma filozofiko-fetare që tanimë i përkasin vetëm Mesjetës.
Këtë temë pati edhe historia e aventurës së një çifti venecian, i cili, pikërisht gjatë kohës së Lockdown, shiti makinën dhe bleu një barkë, për të arritur ishullin e Lampeduzës, në ekstremin jugor të Italisë i cili, sipas teorisë së tyre, është njëri nga skajet e botës (“finis terrae”). Ideja e tyre ishte që, pasi të mbërrinin atje, të hidheshin në hapësirë e të shpëtonin nga ky planet, tashmë edhe i infektuar nga Covid-19. Për të arritur në “cepin e botës”, çuditërisht përdornin busullën, parimi i funksionimit të së cilës është pikërisht ai i Tokës sferike me dy pole, Veri e Jug. Por megjithë busullën, nuk mundën të orientoheshin dot dhe përfunduan në ishullin e vogël Ustika, përballë Palermos. Aty janë ndaluar nga autoritetet dhe, pas dy-tre tentativave të tjera për t’u larguar fshehurazi nga kuarantena, u rigjetën dhe u “postuan” në rrugë tokësore në vendin e tyre, në Venezia. Tregimi i tyre mbi atë çka kërkonin i ka lënë me gojë hapur autoritetet e policisë portuale siçiliane, të cilët, natyrisht kanë menduar se të dy personazhet vuajnë nga probleme psikike serioze, por megjithatë, ua kanë bërë të ditur gazetave aventurën e këtij çifti.
Më 2020 “u vranë 65 punëtorë mediash në botë”
Në kërkim të fundit të botës
Reflektime përtej pandemisë të shkencëtares italiane
Nga gazeta e përditshme italiane “La Repubblica”:
Nga gazeta e përditshme italiane “La Repubblica”:
Trump nuk i jep dorën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve i gris fjalimin