Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që shërben si bazë krahasimore me vendet e tjera të Europës, për muajin gusht fiksohet në 2.1%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Siç vihet re qartë edhe nga tabela e Instat, Shqipëria është vendi i 5-të në Europë me rritjen më të madhe të çmimeve gjatë Gushtit, pas Hungarisë, Polonisë, Cekisë dhe Rumanisë.

Mesatarja europiane ndërkohë, fiksohet në 0.4%, tregojnë të dhënat zyrtare.

Ndikimin më të madh, plot 1.5 pikë përqindje nga 2.1 që është indeksi në gusht, e jep kategoria e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike.

Në vendin tonë, rritja më e madhe e çmimeve, prej 4,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Komunikimi” me 0,4 % , “Shëndeti” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 %.

 

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara