Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Mali i Zi ka ditë që po përjeton krizë qeveritare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë.

 

 

Mosmarrëveshjet në radhët e koalicionit qeverisës kanë shtyrë miratimin e një sërë ligjesh në Parlament. Opozita thotë, se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Qeveria malazeze ka ditë që po përjeton krizë qeveritare. Partitë e koalicionit udhëheqës kanë mosmarrëveshje serioze rreth mënyrës së qeverisjes dhe kërkojnë ndryshime në qeveri.

 

Fronti Demokratik i njohur si parti pro serbe dhe Demokratët kërkojnë ndryshime dhe inkuadrimin e personave të tjerë nga radhët e politikës në kabinetin aktual të ekspertëve të udhëhequr nga Kryeministri Zdravko Krivokapiq, ndërkohë që Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviq edhe më tej insiston për qeverinë e ekspertëve, ashtu siç ka qenë marrëveshja e 9 shtatorit të vitit të kaluar.

 

Kryeministri Krivokapiq nën presion të vazhdueshëm

 

Kryeministri Zdravko Krivokapiq zhvilloi raundin e radhës të bisedimeve me përfaqësuesit e shumicës parlamentare ku propozoi ndryshime në qeveri, e cila do të kishte 16 ministra në vend të 12 sa numëron tani dhe tre zëvendëskryeministra, në vend të një zëvendëskryeministri që tani është Dritan Abazoviq. Krivokapiq po ashtu ka propozuar ndarjen e disa ministrive. Ai ka thënë se “është i hapur për secilin model rikonstruimi, për të cilin do të merreshin vesh 41 deputetët e shumicës parlamentare”.

 

Partitë e koalicionit duhej të deklaroheshin me shkrim për propozimet e Kryeministrit, por afatet e paralajmëruara nga ai kanë përfunduar pa sukses. Situata e krijuar është paradoksale dhe vërtetohet se partitë janë diametralisht të ndryshme me ideologji, por siç shihet asnjërës nuk i shkon në favor rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.

 

Opozita propozon zgjedhje të parakohshme

 

Partitë opozitare të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Millo Gjukanoviq, janë të mendimit se dalja nga kjo situatë është formimi i së ashtuquajturës qeveri kalimtare, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Analistët politikë thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi, por ato shohin dhe mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara