e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror, prej kësaj fillimjave, do të ketë mundësi të aksesojë dokumentet prej Prishtinës, njësoj sikur të ishte në Tiranë.

 

Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional.

 

“Çdo studiues shqiptar nëse do të studiojë historinë e Shqipërisë nuk mund ta studiojë nëse nuk akseson arkivat e Republikës së Shqipërisë dhe arkivat e Republikës së Kosovës, sepse kur vjen fjala për historinë ne jemi një, një histori kemi të përbashkët, aq më tepër që dokumentacioni deri në vitin 45 nuk gjendet në arkivë ne Kosovës, mbi Kosovën, gjendet në arkivin shtetëror në Shqipëri. Në këtë kuptim mesazhi i parë që dua të jap është ky, ne kemi mundësinë që të unifikojmë, larg nacionalizmave dhe folklorizmave dhe larg gjithë formave të tjera ashtu siç duhet të bëjnë institucionet serioze, duke hapur një kënd arkivor në rastin konkret të Arkivit Shqiptar në Republikën e Kosovës” – tha ai.

 

Bedri Zyberaj, kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin shqiptar në arkivin e Kosovës, po arrihet njësimi i shërbimeve që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve. “Ne po u krijojmë mundësi që ata të kursejnë kohë, të kursejnë mjete dhe për shkak se dy arkivat tona ua kanë sjellë studiuesve, e sidomos hulumtuesve nga Kosova, më afër shërbimin për gjithë dokumentacionin e shumtë që gjendet në arkivin e shtetit shqiptar”.

 

Hulumtuesit nga sot e tutje nga Kosova do ta kenë të njëjtën mundësi për të bërë hulumtim, për të marrë dokumentet që ju duhen, që konsiderojnë se janë në interes, taman si të ishin në mjediset e arkivit të Tiranës” – tha ai.

 

Procedura e regjistrimit në sallën e studimit në ato qytete ku janë hapur, mund të kryhet edhe nga kompjuteri personal, jashtë sallës në adresën: katalogu.arkivat.gov.al.

Pas aprovimit që kryhet brenda 1 dite pune, aplikanti përmes postës elektornike do të pajiset me një fjalëkalim për të hyrë në Këndin Arkivor në qytetin e tij.

 

Pas kryerjes së regjistrimit, studiuesi apo qytetari mund të porosisë nga kompjuterat e sallës dosjet apo dokumentet që i nevojiten. Dosjet e porositura do t’i shërbehen në ditën e përzgjedhur prej tij në system dhe do t’i ketë në dispozicion për 5 ditë pune, ditë gjatë të cilave mund të punojë me to.

Këndi Arkivor Prishtinë hapet pas këndeve në Gjirokastër dhe Shkup. DPA synon të çelë salla studimi në 100 qytete, kudo ku frymon shqiptaria.

 

https://www.facebook.com/arkiva.gov.al/videos/1330272150646616/

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara