Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për finalizimin e marrëveshjes për udhëtim me karta të identitetit për qytetarët shqiptarë. Vendimi vjen pas dakordimit në takimin online të mini-shengenit ballkanik.
Në sqarim thuhet se udhëtimi me karta identiteti bëhet për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve më të mira fqinjësore, zhvillimit ekonomik, shkencor, të arsimit dhe bashkëpunimit në sport e kulturë mes dy shteteve.
Shtetasit shqiptarë deri para kësaj marrëveshje kanë mundur të udhëtojnë në Serbi vetëm me pasaporta dhe atë jo duke udhëtuar përmes Kosovën në rrugë tokësore, por vetëm përmes Malit të Zi apo Maqedonisë Veriore pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si kufi zyrtarë.
Kjo marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe ajo u arrit më 8 nëntor, por për t’u futur në fuqi duhej miratim brenda dy qeverive.
Nuk respektonte masat anti-covid, dëbohet nga Tirana diplomati rus
Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen
Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam
Me shkarpa në krah për të ngrohur nxënësit, mësuesi nga Pogradeci prek rrjetin
Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020
Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë
Institucioni ka promovuar historikisht studimin e Holokaustit dhe mësimet e tij; si i tillë, miratimi i përkufizimit të punës së IHRA është “një hap plotësisht i natyrshëm”. JNS – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit, miratoi të enjten përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit […]
Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Vlorë më 16 Janar 1844 në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 […]
Pavarësisht se viti 2020 ishte pjesësisht në karantinë dhe me dalje të kufizuara, aksidentet rrugore kanë regjistruar sërish një bilanc të errët. Sipas të dhënave, gjatë 2020, në të gjithë vendin janë regjistruar 6248 aksidente, ndërsa 159 persona kanë humbur jetën. Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e […]
Isa Boletini i njohur si Isë Boletini u lind në Boletin afër Mitrovicës më 15 janar 1864 dhe u shua në Podgoricë më 23 janar 1916. Është një ndër figurat qendrore kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar […]