Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, mbajti konferencën e fundvitit. Ai dërgoi një mesazh shërimi për botën në 2021, një vit që uroi të na sjellë rreze shprese përballë sfidave të mëdha.
Guterres bëri thirrje për unitet dhe solidaritet për të lënë pas një vit ku dominoi pandemia koronavirus me vuajtjet e vazhdueshme dhe zinë që solli bashkë me tragjeditë njerëzore.
“Të dashur miq, 2020-ta ishte një vit provash, tragjedish dhe lotësh. Covid-19 ndikoi jetët tona dhe zhyti botën në vuajtje dhe zi. Kemi humbur shumë të dashur dhe pandemia vijon duke krijuar valë të reja të infeksionit dhe vdekjeve. Varfëria, pabarazia dhe uria po rritet. Vendet e punës po zhduken dhe borxhet po rriten. Fëmijët po vuajnë. Dhuna në familje po shtohet dhe pasiguria është kudo. Por, Viti i Ri është para nesh, dhe me të, ne shohim një rreze shprese: njerëzit po u shtrijnë dorën e ndihmës fqinjëve dhe të huajve; punonjësit në frontin e parë po bëjnë maksimumin, shkencëtarët po zhvillojnë vaksina në kohë rekord; vendet po bëjnë përpjekje të reja për të parandaluar katastrofën klimatike”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Guterres shton se nëse të gjithë punojnë bashkë në unitet dhe solidaritet, këto rreze shprese mund të përhapen kudo në botë. Ai thotë se synimi kryesor i Kombeve të Bashkuara për vitin 2021 është të ndërtojë një koalicion global për neutralitet karbonik me emetime zero deri në 2025-n.
“Së bashku, le të bëjmë paqe mes nesh dhe natyrës, të luftojmë krizën klimatike, të ndalojmë përhapjen e Covid-19 dhe ta bëjmë 2021 një vit shërimi. Shërim nga impakti i virusit vdekjeprurës. Të shërojmë ekonomitë dhe shoqëritë e thyera si dhe përçarjet.”
Në fund, kreu i OKB-së uroi festat dhe një Vit të Ri më paqësor.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]