e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Të enjten e 3 Qershorit, kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, raportoi në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2020.

 

Lidhur me këtë raport, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Simon Miraka, anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka deklaruar se sot janë 4 mijë të ekzekutuar nga periudha e komunizmit pa varr.

 

“Ne kemi te Liqeni, varrezat e anglezëve, gjermanëve, por s’kemi varrezat e shqiptarëve. Janë katër mijë që janë pa varr. Janë gjetur 2 mijë nga iniciativa e familjarëve. Shteti ka përgjegjësi për këtë punë, sepse shteti ka mundësi financiare, ka infrastrukturën për këtë problem. Në rast se një nga këta politikanë do të kishte patur babanë e vet të pushkatuar apo vëllanë e vet, interesi do të kishte qenë tjetër”, deklaroi ai

 

Më shumë

72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror

Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në pricipatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente. Zhvillimet politike […]

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën […]

Kongresi i Përmetit / 24 Maji i 1944 – Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi […]

Pandemia dhe shërbimet elektronike për qytetarët

Pandemia e koronavirusit rriti ndjeshëm nevojën e shërbimeve elektronike për qytetarët në Shqipëri, por një pjesë e madhe e tyre u gjetën të papërgatitur për t`i përdorur këto shërbime. Në Qarkun e Gjirokastrës një pjesë e popullsisë, kryesisht në moshë të madhe,vijon t`u drejtohet sporteleve të shërbimit. Një Program i Kombeve të Bashkuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara