e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Izraeli po i mban në fuqi kufizimet për udhëtimin ajror për shkak të pandemisë. Kjo do të thotë se pelegrinët e krishterë nga mbarë bota, sërish nuk do të jenë në gjendje të vizitojnë objektet tradicionale në Tokën e Shenjtë edhe për këtë vit. Por, zyrtarët izraelitë të turizmit kanë punuar për të krijuar aktivitete të reja për besimtarët, të cilët do të kenë shumë gjëra për të parë kur të rikthehen.

 

Sipas traditës së krishterë, Jezusi dhe dishepujt e tij ecnin shumë. Një shteg që ai mund të ketë përshkuar pas kryqëzimit dhe ringjalljes është vija Emmaus. Me gjatësi 18 kilometra, ajo lidh qytetin arab të Izraelit, Abu Ghosh, me qytetin Emmaus.

 

“Shtegu Emmaus është shteg pelegrinësh. Nuk ka shumë të tilla në Izrael. Ekziston shtegu i Jezusit në Galilee që është i ngjashëm, por shtegun Emmaus mund ta bësh në gjysëm dite. Është rrugës për në aeroport. Është një mënyrë e këndshme për ta mbyllur pelegrinazhin duke përmbledhur gjithë ç’ke parë dhe të meditosh për këtë ndërsa kthehesh për në vendin tënd”, thotë Henri Gourinard, autori i guidës për shtegun Emmaus.

 

Sipas ungjillit të Lukës, dy pelegrinë hasën në këtë shteg një burrë që në vazhdim e njohën se ishte Jezusi i ringjallur. Përgjatë shtegut gjendet edhe një rrugë romake dhe varre të lashta.

 

Ecja në këtë shteg është ndërtuar që të jetë e sigurtë nga COVID-i.

 

“Është shumë e përshtatshme për epokën e koronavirusit, pasi zhvillohet në qiell të hapur. Unë mund të flas pa maskë dhe ndoshta ky lloj pelegrinazhi në ajër të pastër do të zhvillohet më tej”, thotë zoti Gourinard.

 

Kur pelegrinët përfundojnë ecjen, ata mund të vizitojnë Muzeun Terra Sancta në Jeruzalemin e Vjetër, të menaxhuar nga murgjit françeskanë të Kishës Katolike. Shumë nga artifaktet nuk janë ekspozuar më parë.

 

“Këto të dyja vijnë nga Franca. U krijuan për Mbretin e Francës, Luigjin XIV. Kjo tjetra vjen nga Napoli, që ishte pjesë e Mbretërisë së Spanjës. Është dhuratë nga Karli III. Dhe këtu kemi dhurata nga Austria në shekullin e 18-të”, thotë At Stephane Milovitch.

 

Muzeumi po ndërtohet nën Kishën Françeskane të Shpëtimtarit të Shenjtë, në Jeruzalemin e Vjetër. At Stephane thotë se Pashka ofron mundësinë për t’u rilidhur me besimin.

 

“Pra, të gjithë e shohin Jezu Krishtin me sytë e tyre, nëpërmjet kulturës së tyre, por besimi mbetet i njëjti. Është e rëndësishme që të shohim nëpërmjet syve të njerëzve të ndryshëm të njëjtin objekt, të njëjtin besim. Mendoj se kultura mund të çelë sytë e njerëzve nëpërmjet bukurisë dhe perceptimit të besimit nga këndvështrimi i të tjerëve”, thotë At Stephane.

 

Ai shpreson që deri në Pashkët e ardhshme, rrugët e Jeruzalemit do të mbushen sërish me pelegrinë, siç kanë qenë prej shekujsh. VOA

 

Më shumë

Si ndihmojnë arkeologët për studimin e biblës

Në Vendin e Shenjtë zbulohen herë pas here objekte biblike. Studimi i tyre ngre shumë pyetje dhe pa ndihmën e arkeologëve ato nuk mund të datohen.   Historitë pasionante biblike flasin për vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit nga Nazareti, tregojnë se si Jezusi u dënua për vdekje dhe u kryqëzua nga funksionari romak i […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet

Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku […]

Papa mbështet homoseksualët

Papa pro partneriteteve civile të regjistruara për çiftet homoseksuale – por jo martesën mes homoseksualëve.   Papa Françesku shtë shprehur në një film të ri dokumentar në favor të forcimit të të drejtave të çifteve homoseksuale  Në një skenë të filmit “Francesco”, e cila u shfaq në Romë, ai tha: “Homoseksualët kanë të drejtë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara