e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Qytetarët e Tuzit në Mal të Zi, me shumicë shqiptare, bllokuan aksin rrugor Podgoricë-Tuz që është edhe rrugë ndërkombëtare me Shqipërinë, në shenjë proteste ndaj masave epidemiologjike të mbylljes së objekteve hoteliere në këtë komunë.

 

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malësi, Nik Gjeloshaj i ka urdhëruar të enjtën të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara të Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë. Ky veprim i zyrtarëve vendor ka sjellë reagime, ku forca të shumta policore, të enjten kërkuan mbylljen e bizneseve dhe respektimin e ligjit.

 

Policia mësohet se ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit. Zoti Gjeloshaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar mbylljen e bizneseve si vendim politik. “Ne nuk do të lejojmë askënd të ushtrojë injorancë mbi ekonominë tonë. Nëse dikush në Evropë ka treguar se si reagohet në respektimin e masave, atëherë ata janë qytetarët e Komunës së Tuzit”, tha zoti Gjeloshaj.

 

Protesta e qytetarëve zgjati deri në orët e pasdites, kur u mbajtë një takim i kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe të deputetit shqiptarë, Genci Nimanbegu me zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe me ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq.

 

Zoti Gjeloshaj pas takimin në qeveri tha se pritet të arrihet një zgjidhje që, siç u shpreh ai, duhet respektuar. “Ne duam të zgjidhim çdo gjë me marrëveshje dhe nuk do marrim ndonjë vendim që nuk është në përputhje me ligjin”, tha Gjeloshaj duke theksuar se bisedimet do të vazhdojnë sonte dhe ditëve në vijim.

 

Më shumë

Mali i Zi, gjykata rrëzon dënimet për 2 rusë të akuzuar për përfshirje në puçin e dështuar

Një gjykatë malazeze të premten rrëzoi dënimet ndaj dy rusëve dhe 11 personave të tjerë që akuzoheshin për pjesëmarrje në një përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë pro-perëndimore në vitin 2016 dhe urdhëroi hapjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj tyre.   Gjykata e Apelit tha se vendimi i vitit 2019 ishte […]

Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ishte prekur nga Covid-19

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.   Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.   Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës […]

Abazoviç refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi, kërkon më shumë

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, raportohet t’i ketë ofruar nëntë ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, Frontit Demokratik.   Po ashtu, tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit i është ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviçi   Sipas raportimeve, koalicionet […]

Kryekomunari i Tuzit u zgjodh deputet, jep dorëheqjen për të mbajtur qytetin

Nik Gjeloshaj në zgjedhjet e fundit parlamentare të Malit të Zi u zgjodh deputet si përfaqësues i “Listës Shqiptare”.   Gjeloshaj përveç mandatit të deputetit mbante dhe postin e kryetarit të Komunës së Tuzit.   I gjetur përballë dilemës për të vendosur se cilën detyrë do të pranonte, ai ka zgjedhur të heqë dorë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara