Për të penguar përhapjen e Covid-19, dikasteret e zyrat e Vatikanit vijojnë të funksionojnë me një numër minimal personash, duke nxitur punën nga shtëpia. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që saktëson se në rast infektimi, komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm.
Selia e Shenjtë sqaron më hollësisht dispozitat e 11 marsit dhe vendos që, “me synimin për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19”, “Dikasteret dhe Entet e lidhura me të, të mos e pezullojnë punën”. Kështu thuhet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit, sipas së cilës, “përgjegjësve të dikastereve u besohet detyra për të vazhduar të sigurojnë shërbimet thelbësore për Kishën Universale, duke vendosur një minimum personeli nëpër zyra e duke nxitur, për sa është e mundur, punën nga shtëpia, në mënyrë që të kufizohen zhvendosjet e punonjësve, por, njëkohësisht, të garantohet ushtrimi i shërbimit pjetrin”.
Përveç kësaj, përfundon nota zyrtare, “në rast kontakti të punonjësve të Selisë se Shenjtë, ose të nënshtetasve të Shtetit të Vatikanit, me koronavirusin, Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Higjienës ka përcaktuar një protokoll për t’u komunikuar menjëherë rastet autoriteteve shëndetësore të vendit të rezidencës dhe atyre të Shtetit të Vatikanit”. Vatican News
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]