e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.

 

I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Ylli Pulaj, ministri Peleshi vizitoi bazën dhe pa nga afër mjediset ku do të ndërhyhet, për ta shndërruar Bazën Ajrore të Kuçovës, në bazën e vetme taktike të dislokueshme të NATO-s në rajon.

 

Ministri Peleshi e cilësoi investimin në këtë bazë si jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe bëri të ditur se punimet në terren do të nisin brenda vitit.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi i këtyre viteve të fundit sepse jo vetëm që na jep një infrastrukturë dhe kapacitete të modernizuara në hartën e Aleancës sonë, por rrit edhe peshën strategjike të vendit tonë në rajon dhe më gjerë. Jemi të gjithë të angazhuar dhe në kohë me kalendarin tonë, si me shpronësimet si me ato pjesë të punimeve që i kemi marrë përsipër t’i kryejmë, që nga rrethimi i bazës, rrugët e brendshme, furnizimi me energji elektrike dhe ujë, të cilat janë pjesë e investimit të palës sonë. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10 % të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet synohet të nisin në vjeshtë të këtij viti dhe tani jemi në fazën e procedurave të prokurimit nga Agjencia e Prokurimit e NATO-s. Në fund të marsit pritet të lidhen kontratat me kontraktorët. Ka shumë të interesuar, kontraktorë vendas dhe të huaj që do të operojnë për të zbatuar projektet. Në planin tonë kalendarik të punimeve në këtë bazë parashikohet nga muaji tetor-nëntor të nisnin punimet që do të zgjasin deri në fund të vitit 2023.”- u shpreh ministri.

 

Investimi prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit, konsiston në ndërtimin e depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

 

Më shumë

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen për Mbrojtjen Euroatlantike, kontribut në Komandën e Forcës së Bashkuar të NATO (JFCNF) Norfolk, Virginia

Në datën 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës, ACO SHAPE Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk, ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Europë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters (US AIRFORCE), shefi i Shtabit të ACO Admiral […]

Ministeriali i Mbrojtjes të NATO për herë të parë në historinë e tij online – Xhaçka: Unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani

Për herë të parë në histori është zhvilluar on line Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes, punimet e së cilit janë mbyllur sot. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s, kanë diskutuar për pandeminë e COVID 19 dhe masat e marra në kuadër të saj. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së […]

11 vjetori i Shqipërisë në NATO – Ambasadorja Yuri Kim: Së shpejti bazë në Kuçovë

Sot mbushen 11 vjet nga dita kur Shqipëria u bë pjesë e NATO. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, përmes një postimi në Facebook, shkruan se që kur Shqipëria u bë pjesë NATO, forcat e saj dhe të SHBA kanë derdhur gjak në djersë dhe lot së bashku. “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara