Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit europian vendosën sot në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Twitter, komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Harvelyi. “Jam shumë i lumtur që vendet anëtare të Bashkimit Europian arritën një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urime me gjithë zemër të dy vendeve”, shkruan komisioneri Harvelyi, duke shtuar se vendimi i sotëm “është një mesazh i fortë dhe i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja jote është në BE”. Vendimi i sotëm i ministrave të Jashtëm mbetet vetëm të zyrtarizohet nga Këshilli europian.
Në fillim të këtij muaji, Komision Europian i paraqiti një raport vendeve anëtare, ku rikonfirmoi rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve me të dy vendet ballkanike. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.
“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka patur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktësonte raporti.
Në mbledhjen e tetorit të Këshillit europian, presidenti francez Emanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit. Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një dokument të ri, i cili u prezantua në Bruksel në fund të muajit shkurt nga komisioneri Harvelyi.
Me hartimin e metodologjisë së re, Franca u shfaq e gatshme të hiqet dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e sigurisë në Mynih, në muajin shkurt, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht me raportin e Komisionit. “Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pra, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progreset e pritura në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varesi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, nënvizoi presidenti francez. voa
24 mars 2020
Dimër i ftohtë si pasojë e konfliktit Ukrainë-Rusi
Ukraina fuçi baruti
Zgjohu Europë!
Nndikimi rus e kinez në Ballkanin Perëndimor
SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnje
Kriza në Maqedoninë e Veriut si goditje ndaj takimit të “Open Balkan” në Beograd
Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]
Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive. Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]
Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale. Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]
Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi. Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur. Ka qenë viti […]