e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.

 

Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka dhe Edi Paloka.

 

Berisha mbajti edhe një fjalim të shkurtër para demokratëve, ku hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

 

“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë me aktet prapa shpine që ke realizuar me Lulzim Bashën”, tha Berisha.

 

Në daljen e tij nga Kuvendi i Shqipërisë Berisha përmendi përsëri se garanton që kjo është një marrëveshje midis Ramës dhe Bashës.

 

“Çfarë datë është pakti do ia lë historianëve, por garantoj se ajo që ndodhi është marrëveshje midis Ramës dhe Bashës në kurriz të zgjedhësve shqiptar dhe duhet çmontuar,” – u shpreh ish-kryeministri.

 

Ai theksoi se do të marrë çdo nismë ligjore dhe statutore brenda Parisë Demokratike për ta rikthyer atë në piedestalin që meriton.

 

Pak më herët mbërriti në ambientet e Kuvendit edhe Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nga deputeti i Shkodrës, Zef Hila dhe deputetja më e re Andia Ulliri.

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

Nuk mungoi edhe një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë, ku u theksua se vendimi i Bashës meriton respekt.

 

 

 

 

Basha shoqërohet me thirrje pro Sali Berishës në rrugën drejt Kuvendit

 

Kreu i PD, Lulzim Basha u shoqërua me brohoritje pro liderit historik të kësaj partie Sali Berisha në rrugën e tij nga selia e PD drejt Kuvendit të Shqipërisë.

 

Kryedemokrati zgjodhi ta përshkonte në këmbë rrugën nga selia e PD ku më herët mblodhi grupin parlamentar demokrat drejt Parlamentit ku pritet të nisë seanca e parë e legjislaturës së 10. Disa qytetarë të mbledhur jashtë selisë së PD brohorisnin ‘Turp’ dhe ‘Rroftë Sali Berisha’.

 

Basha shoqërohej nga nga deputeti i Shkodrës Zef Hila dhe deputetja më e re Andia Ulliri.

 

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, ambasada amerikane: Vendimi i Bashës meriton respekt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se vendimi i djeshëm i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, meriton respekt.

 

Në reagimin e ambasadës theksohet se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

 

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim tregon se siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në një postim në Twitter.

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara