e diel 17 janar 2021
e diel 17 janar 2021

 

Një patrullë mbretërore angleze i ka zënë rrugën një nëndetëse raketore nënujore ruse që po endej në Kanalin Anglez. Së fundmi në brigjet britanike është parë dhe një tjetër anije ruse që sillej vërdallë Moray Firth.

 

Sot, marina konfirmoi se anijet u kryqëzuan gjatë një misioni të kategorisë “mbrojtja e parë” që ka për qëllim të mbrojë integritetin territorial të Britanisë. Anija HMS Tyne, është e pajisur me artileri të rëndë dhe monitoroi me kujdes anijet që kaluan për disa ditë rresht pranë Moray Firth.

 

Anija spiune Viktor Leonov dhe nëndetësja mbështetëse Sergey Ospirov u pikasën më pak se 48 kilometra larg brigjeve angleze.

 

Sipas marinës, Viktor Leonov ishte anije që mblidhte të dhëna inteligjente. Ajo ishte e pajisur me një antenë, radar e sensor të teknologjisë së lartë që mund të kapnin sinjale, të ndiqnin avionë përfshi sinjalet telefonike./tvklan.al

 

Më shumë

Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar.   Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se […]

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.     Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të […]

SHBA mban praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni.   Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]

Alarmi demografik – Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sa sa lindje

Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020.   Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.   Për herë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara