e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Marrëveshja e re e ekstradimit mes Shqipërisë e SHBA për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të thotë fund i pandëshkueshmërisë ndaj kriminelëve.

 

Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ministrja Shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj nënshkruan një traktat historik ekstradimi, i cili modernizon dhe zëvendëson atë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Shqipërisë, të nënshkruar 87 vjet më parë, më 1 mars 1933, në Tiranë.

 

“Ky Traktat Ekstradimi siguron një kornizë moderne, e cila do t’i mundësojë Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të përballen në mënyrë më efikase me sfidat dinamike të paraqitura nga krimi ndërkombëtar. Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë. Fushëveprimi është zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit dhe natyrën e fortë të marrëdhënies sonë të sigurisë. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve të cilët përpiqen të fshihen pas kufijve”, tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë ceremonisë.

 

Ajo i pa të kushtëzuara ritmet e procesit integrues të Shqipërisë në BE me rritjen e efikasitetit të luftës kundër krimit dhe ndëshkimit  të kriminelëve. “Sa më efikase të jetë Shqipëria për të ndjekur krimin ndërkombëtar, aq më afër integrimit do të jetë ajo.” Yuri Kim rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion, (SPAK). “Suksesi i SPAK nuk është vetëm çfarë presin SHBA, por është edhe ajo që shqiptarët duan. Partneriteti ynë është jetëgjatë, miqësia jonë është e përhershme.”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ajo solli në vëmendje, se marrëveshja e parë e ekstradimit mes dy vendeve u nënshkrua  87 vite më parë, më 1 mars 1933, kur Shqipëria ishte “mbretëri dhe jo Republikë”.

 

 

Sinjal i qartë ndaj gjithë shkelësve të ligjit

 

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, e cilësoi traktatin e sapo nënshkruar “sinjal të qartë ndaj gjithë shkelësve të ligjit”. “Është një ngjarje historike që shënon një hap të ri bashkëpunimi gjyqësor me SHBA dhe një hap të  rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit. Askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri”, vuri në dukje Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj e quajti marrëveshjen e ekstradimit “shenjë të qartë të vullnetit të palëkundur të qeverisë shqiptare, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës si edhe provë të mbështetjes së pakursyer të SHBA në realizimin e këtij objektivi të përbashkët”.

 

 

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara