e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.

 

Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të Qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.

 

Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së, që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit.

 

Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikë-bërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.

 

Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”, në sesionin e 4-të u diskutua për kornizën e qeverisjes korporative, si parakusht në sektorin financiar, për të marrë vendime të shëndosha biznesore dhe financiare.

 

Panelistët: Peter Nichol, Ekspert i Lartë Bankar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gian Piero Cigna, Drejtor i Njësisë Ligjore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Alexander S. Berg, Specialist i Lartë për Qeverisje Korporative në Bankën Botërore, Shkendije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj  Daniel Blume, Analist i lartë i Politikave nga Sekretariati i Komitetit të Qeverisjes Korporative në OECD dhe AdalyatAbdumanapova, Udhëheqëse e Ekipit dhe zyrtare e Qeverisjes Korporative në kuadër të Programit Këshillimor të Qeverisjes Mjedisore, Sociale dhe Korporatave të IFC-së, në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Mattia Romani nga BERZH, diskutuan për një numër çështjesh që lidhen me qeverisjen korporative si parakusht i sektorin financiar për biznes të mirë dhe vendime financiare.

 

Panelistët diskutuan edhe për sfidat e reja për qeverisjen e korporative në kuadrin rregullator dhe teknologjik, zhvillimi i praktikave të angazhimit për një dialog konstruktiv midis bordit dhe aksionarëve, cilat palë të interesuara duhet të përfshihen në këtë dialog dhe si mund të arrihet përfshirja e tyre etj.

 

Në fund të sesionit, panelistët u përgjigjen në pyetjet e adresuara nga ta pranishmit./Telegrafi/ 2019

Më shumë

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.     Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të […]

Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.   Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.   BeH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet […]

25 vjet nga masakra e Srebrenicës

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se […]

Bosnjë-Hercegovina mbetet e përçarë edhe 25 vjet pas Dejtonit

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti këtë javë një debat virtual për Bosnjë-Hercegovinën. Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko, foli mbi procesin e zbatimit të paqes në BH në periudhën 16 tetor – 15 prill.   Duke folur për gjendjen e përgjithshme politike Valentin Inzko, thotë se liderët politikë dhe institucionalë në BH kanë treguar gatishmëri […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara