Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Mbërritja në Abu Dhabi e avionit të linjës izraeliane El-Al me emisarët e lartë izraelianë dhe amerikanë në bord është konsideruar një ditë historike dhe një ditë fitoreje për doktrinën e paqes.

Kryeministri izraelian Netanyahu deklaroi se “kam folur pak minuta më parë me pjestarët e delegacionit tonë në Abu Dhabi. Sipas udhëzimeve të mia, shefi i i delegacionit Meir Ben-Shabbat ftoi delegacionin e Emirateve të Bashkuar për të vizituar Izraelin. Mund të them se do t’u urojmë atyre mirëseardhjen mbi tapetin e kuq, ashtu siç na pritën ne”.

“Njëzetëepesë vjet më parë, shkruaja në librin tim “A Place under the Sun” (Makom tachat Hashemesh) sa vijon: “ Është e mundur të kemi një paqe që nuk detyron Izraelin të bëjë konçesione të rrezikshëm. Një paqe që mbështetet mbi deterrencën konstante të Izraelit, një paqe të bazuar mbi forcën dhe fuqinë tonë në rritje. Nëse në gjeneratën e ardhshme arabët do të arrijnë të njohin se Izraeli jeton në siguri në Lindjen e Mesme dhe se aty do të jetë përgjithnjë, është e mundur që të ketë një revolucion psikologjik në qëndrimet e shteteve arabe, lidhur me të drejtën e Izraelit për ekzistencë”.

Netanyahu nënvizoi se kjo marrëveshje është e ndryshme nga ato të mëparshmet me vende të tjerë arabë, ngaqë nuk kërkon tokën në shkëmbim të paqes. Ai e quan këtë marrëveshje “paqe për paqe”.

Kryeministri izraelian deklaroi se SHBA i kishin kërkuar të pezullojë aksionin e nisur për shtrirjen e sovranitetit në Jude dhe në Samari dhe se ai i kushton shumë vëmendje mbështetjes amerikane. Sipas tij, vendet arabe sunite janë tashmë të tërhequr nga një Izrael i fortë ekonomikisht dhe teknologjikisht si dhe në fushën e sigurisë rajonale.

“Kishim nevojë të transformonim Izraelin në një vend shumë të fortë.  Gjëja e parë që kishim nevojë  të transformohej, ishte ekonomia e tij burokratike, socialiste dhe e kartelizuar dhe çlirimi i saj nga të gjitha këto”. “Kur u zgjodha si kryeministër, deklarova para Kongresit të SHBA  se do të transformonim Izraelin në një ekonomi të tregut të lirë, e cila mund të përballonte konkurrencën me ekonomitë e tjera të botës dhe se për këtë arësye nuk do të ishte më e nevojshme të kërkonim asistencën ekonomike të  SHBA, ngaqë tashmë jemi maturuar. Dhe është kjo ajo që po bëjmë. Një paqe e vërtetë do të arrihet vetëm nëse populli hebraik do të bindë arabët se do të jetojë me ta, krah tyre, se është në vendin e vet dhe se aty do të jetë përgjithnjë.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara