e shtunë 8 maj 2021
e shtunë 8 maj 2021

 

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik shumë pajisje të spiunazhit të shpërndara në vende të ndryshme të Evropës Lindore u përfshinë në një muze në Shtetet e Bashkuara. Muzeu i KGB-së u hap në New York në vitin 2019, por për shkak të pandemisë u detyrua të mbyllej. Në këtë mënyrë të gjitha pajisjet u nxorën në shitje.

 

Në ankand është e përfshirë dhe një çadër e cila fsheh një shiringë që u përdor për të vrarë shkrimtarin disident bullgar Georgi Markov në vitin 1978 dhe e cila kushton 5 mijë dollarë.

 

“Shumë nga këto shpikje mund të quhen dhe pionierët e pajisjeve në miniaturë. Këtu mund të përmendim që nga kamerat e vogla e deri te mikrofonat dhe transmetuesit. Tashmë të gjithë ne kemi një telefon të tillë, një kamera dhe një mikrofon.

 

Në ankand është e përfshirë dhe një paketë cigare ‘Marlboro’ e cila fsheh një kamera, shigjeta e kuqe tregon hapësirën nga ku mund të kryheshin fotot.

 

Mes pajisjeve të spiunazhit është dhe një dhëmb i pajisur me cianur vdekjeprurës, i cili mund të blihet për 1200 dollarë. Dhëmbi ishte i ndërtuar në atë mënyrë që agjentët me anë të një kafshimi të tij të vetëvriteshin në rast se zbuloheshin, për t’i shpëtuar torturave apo për të mos dhënë informacione në lidhje me misionet e spiunazhit.

 

Më shumë

​Përurohet shërbimi i trenave të drejtpërdrejtë të mallrave Wuhan-Milano

Tregtia hekurudhore në rritje të shpejtë midis Kinës dhe Evropës, nga 6363 trena mallrash në vitin 2018, në 12.406 më 2020-n, tani është shtrirë në Itali, me trenin e parë që u nis nga Wuhan tri javë më parë.   Oliviero Fiorini, ekonomist dhe analist tregtar në “ABS Securities” në Milano, i shpjegon “Xinhua” […]

Organizatat ndërkombëtare: Miliona vetë kërcënohen të vdesin nga uria

Organizatat ndërkombëtare kanë vënë alarmin: Më shumë se 34 milionë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria. Dhe ky është vetëm fillimi, thuhet në një letër të hapur.   Apeli është urgjent. Në një letër të hapur drejtuar qeverive të botës, 200 organizata ndërkombëtare të botës mes të cilave Save the Children, World Vision, Care […]

Pas vendimit për heqjen e maskës, izraelitët pushtojnë plazhet e Tel Avivit

Mijëra izraelitë pushtuan plazhet e Tel Avivit pasi autoritetet njoftuan se maskat e fytyrës për parandalimin e COVID-19 nuk ishin më të nevojshme për t’u mbajtur në ambiente të hapura.   Më shumë se gjysma e popullsisë është plotësisht e vaksinuar në Izrael, në një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit kundër COVID-19 […]

Përsëri pa sukses përpjekja e mjekëve për të vizituar Navalnin

Në Rusi, katër mjekë të një lëvizjeje të pavarur që mbështet udhëheqësin opozitar rus Aleksei Navalni tentuan përsëri pa sukses të martën të vizitonin aktivistin në pavionin e kujdesit intensiv në burgun ku po vuan dënimin. Keqësimi i gjendjes shëndetësore të zotit Navalni ka shqetësuar aktivistët vendas si dhe Perëndimin. Përkrahësit e tij […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara