Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeumeve, ATSH sjell detaje nga një nga muzeumet më interesantë, muzeun në brendësi të “Bankës së Shqipërisë”.

 

Ky muze është funksional prej disa vitesh dhe mund të vizitohet nga të gjithë qytetarët të cilët kanë interes të njohin historinë e monedhave, por edhe një pjesë të thesarit të shtetit.

 

Shpresa Lubonja e cila është edhe përgjegjësja e këtij muzeu shpjegoi për ATSH-në detaje nga të gjitha ambientet e muzeut ku paraqiten të gjitha etapat e prodhimit dhe zhvillimit të parasë në Shqipëri.

 

Rrugëtimi nis në fillesat e këmbimit që dikur bëheshin mall me mall. “Ndodhemi tek sektori i objekteve të vjetra sikurse janë edhe sëpatat të cilat janë edhe momenti i parë i këmbimit në vend të përdorimit të një monedhe”, shprehet Lubonja.

 

Më pas ajo përcjell detaje nga sektori i antikitetit, periudha e Perandorisë Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, periudha e Venedikut dhe deri në kohën e mbretit Zog duke treguar të gjitha etapat dhe specifikat e të gjitha këtyre periudhave.

 

”Materialet bazë të cilat janë përdorur në këto periudha janë floriri, argjendi por edhe metale të tjera të cilat shërbenin për të vënë në lëvizje edhe ekonominë”, shprehet Lubonja.

 

“Sigurisht që paraja është shumë e rëndësishme pasi është i vetmi mjet i sigurtë dhe i gjithëpranuar nga autoritetet e çdo kohe për t’i shërbyer ekonomisë. Përveç monedhave dhe kartëmonedhave që ndodhen në këtë muze, aty do të gjejmë edhe një pjesë të thesarit të shtetit i cili është i përbërë edhe nga objekte dekorative dhe objekte të tjera zbukurimi të veshjeve”, tregon ajo.

 

“Një pjesë e rëndësishme janë objektet zbukuruese dekorative që njerëzit në periudha të ndryshme i përdornin dhe kjo mbi të gjitha tregonte edhe nivelin shoqëror apo statusin e personave të cilët dispononin këto objekte të përbëra kryesisht nga ari”, tregon më tej  Lubonja.

 

Pas viteve ’90 kemi edhe ndryshimin e statusit të Bankës së Shtetit në Bankën e Shqipërisë ku vijmë tek monedhat dhe kartëmonedhat e prera në këtë periudhë.

 

“Vijmë në një tjetër periudhë ku tashmë prerja e kartëmonedhave përmbajnë edhe ato që quhen si element të sigurisë për të ruajtur paranë nga falsifikime të ndryshme që mund t’i bëhen”, u shpreh Lubonja.

 

Që nga koha kur ky muze është hapur dhe deri më sot, ka pritur shumë vizitorë shqiptarë dhe të huaj. Ky muze me një procedurë shumë të thjeshtë për t’u vizituar është interesant për të gjitha moshat.

 

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara