e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Parlamenti mbylli punimet duke përfunduar kështu legjislaturën e nëntë të tij. Por ndryshe nga vitet e tjera kjo legjislaturë do të mbahet mend si, Parlamenti që solli mjaft zhvillime në politikë. Ndodhitë historike nisën që në shkurt të 2019 me djegien e mandateve të deputetit nga ana e opozitës. LSI dhe Partia Demokratike u larguan nga Parlamenti dhe u futën më pas disa deputetë të tyre. Kështu që legjislatura e periudhës 2019-2021 vijoi punimet vetëm me 122 deputetë nga 144 deputetë në total. Në të vërtetë, e gjithë kjo legjislaturë do të mbahet mend, por gjithsesi më historike e bëjnë disa akte normative të miratuara nga ky Parlament. Duke përmendur këtu si atë më pikantin dhe më të rëndësishmin shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Vendim, i cili ka sjellë përplasje të forta mes deputetëve, por në përfundim mori votën e shumicës prej tyre si nga radhët e mazhorancës edhe nga radhët e opozitës parlamentare. Shumica socialiste ndërmori 2 herë nismën për shkarkimin e tij. Herën e parë nuk e shkarkoi, por vetëm e këshilloi, ndërsa herën e dytë më 9 qershor 2021, me 104 vota pro, Kuvendi shkarkoi presidentin. Tashmë, vendimin përfundimtar do e marrë Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, si një tjetër ligj i rëndësishëm i votuar nga ky Parlament evidentohet edhe ai për ndryshimin e Kushtetutës, i cili gjithashtu nuk kaloi pa debate dhe përplasje në Parlament. Historik ka qenë për këtë legjislaturë edhe kthimi i 62 ligjeve për rishqyrtim nga presidenti.

 

Ndërsa, në total këto 4 vite janë miratuar gjithsej 487 ligje, nga të cilat: 88 ligje bazë; 184 ndryshime/shtesa në legjislacion; 76 akte normative me fuqinë e ligjit, 136 ratifikime dhe 3 denoncime ndërkombëtare. Në këto ligje të miratuara p137rmendim atë të reformës në drejtësi, me zgjedhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

 

 

65 deputetë mbeten jashtë Parlamentit

 

Ky Parlament e mbylli punën me një tjetër ndryshim jo pa rëndësi, ku rreth 50 deputetë aktualë nuk do të jenë pesë e legjislaturës së ardhshme. Sipas të dhënave të publikuara, në zgjedhjet e 25 prillit 34 deputetë nuk u zgjodhën nga votuesit, duke ndërprerë kështu jetën parlamentare. Pra një përqindje e madhe e figurave që kemi parë në këto vite në Parlament nuk do të jenë pjesë e tij më, duke përfshirë këtu edhe Gramoz Ruçin, i cili dha dorëheqjen nga jeta politike gjatë 30 vjetorit të Kongresit të Partisë Socialiste. Konkretisht, nuk do të jenë më në Parlament figura si Pandeli Majko, Rudina Hajdari, Artur Roshi dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mes emrave të tjerë që nuk do të jenë në Kuvend janë edhe Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Halit Valteri, Myslim Murrizi, Kujtim Gjuzi dhe Ilir Beqaj, disa prej të cilëve ishin pjesë e komisionit për shkarkimin e Metës. Në Parlamentin e ri nuk do jetë më deputetë as Ditmir Bushati, i cili u largua duke shprehur një sërë pakënaqësish ndaj kolegëve të tij dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, Parlamenti i rinis punimet më 9 shtator dhe pritet të ketë një sërë deputetësh të rinj të përzgjedhur më 25 prill.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara