Nëse jeni në kërkim të destinacioneve ideale për 2020-ën, ja vendet që sugjerojmën për ju:
1. Zbuloni Parkun Natyror Korab – Koritnik
Parku natyror Korab-Koritnik, i pozicionuar në verilindje të vendit, përbëhet nga vargmalet Koritnik- Gjallicë- Korab. I quajtur ndryshe ballkoni i Shqipërisë, parku ofron një mozaik të larmishëm peizazhesh mes maleve dhe burimeve të shumta ujore. Ky park që kufizohet nga tri shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, është kthyer në një atraksion për turistët që janë në kërkim të aventurave malore. Ai është i prekshëm në çdo stinë, por sezoni i dimrit i jep një tjetër bukuri.
Maja e Kallabakut. Kukës.
2. Rrëmbehuni nga eksperienca unike e Kala Fest, Dhërmi.
Plazhet mahnitëse të jugut prej vitesh po klasifikohen si vendet ideale për t’i eksploruar. Pjesë e aventurës është edhe Kala Fest, e cila në verën e 2020-ës, vjen për të tretin vit rradhazi në Dhërmi. Përveç freskisë dhe detit të kristaltë, ju do të argëtoheni me tingujt e yjeve të muzikës botërore, të cilët do t’ju shoqërojnë deri në orët e para të mëngjesit, duke iu dhuruar një tjetër magji netëve verore.
Kala Fest, Dhërmi.
3. Lin, Progradec
Në hyrje të Pogradecit, në një kodër buzë liqenit, ndodhet fshati Lin. Ky gadishull i vogël, me shtëpitë karakteristike dhe peizazhin e veçantë, mbetet një alternativë e mirë për destinacionet e 2020-ës. Aty mund të shijoni dhe peshkun tradicional të kësaj zone, koranin apo dhe belushkat, që rriten në liqenin e Ohrit.
Fshati Lin, Pogradec
4. Eksploroni agroturizmin në Reç
Përgjatë 2020-ës, ju ftojmë të zbuloni eksperiencat autentike shqiptare. Në Reç të Shkodrës mund të vizitoni bujtinën Rruga e Mullirit, e njohur jo vetëm për ushqimin e freskët, natyrën e virgjër, por edhe për mundësinë që iu jep turistëve të njohin jetën e fshatit dhe proceset e ndryshme që ndodhin aty.
Reç, Shkodër.
5.Vizitë në Antikitet, turi i UNESCO-s
Shqipëria është një vend mjaft tërheqës për këdo që është në kërkim të rrënjëve të së shkuarës. Dhe një ndër destinacionet që nuk duhet t’i mungojë 2020-ës, është edhe Turi i UNESCO-s. Berati me muzen Onufri i cili tani ka edhe audio-giudën në katër gjuhë, Butrinti i cili qëndron në harmoni të plotë mes natyrës dhe arkeologjisë mijra vjeçare, si edhe Gjirokastra për arkitekturën tipike, simbolikë e qytetit të gurtë, mbeten gjithmonë vendet më të vizituara.
Parku Kombëtar i Butrintit, Sarandë
Muzeu Onufri, Berat
Gjirokastër
6.Njihuni me Rehovën
Fshati piktoresk i Kolonjës, po kthehet gjithnjë e më tepër në një zonë atraktive dhe duhet të jetë pjesë e destinacioneve për 2020-ën. Me arkitekturën e veçantë, rrugicat me kalldrëm, shtëpitë prej guri e natyrën e qetë, Rehova është vendi tipik për të kaluar një fundjavë të qetë.
Rehovë, Kolonjë
7. Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë
I pozicionuar në zonën e Librazhdit, Shebenik- Jabllanicë hyn në listën e parqeve të shumta natyrorë të vendit dhe ideali për t’u vizituar. I stolisur me pyje, livadhe e lule shumëngjyrëshe, është perfekt për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit të aventurës.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
8. Dukati
Nëse do të prekni rivierën është i pashmangshëm kalimi në Dukat. IntoAlbania ju sugjeron të ndaloni në këtë fshat, dhe të mahniteni nga amfiteatri natyror i kësaj zone, për të soditur jo vetëm madhështinë e natyrës, por edhe gatimet e freskëta.
Dukat, Vlorë
9. Në zbulim të Nivicës
Nuk duhet t’i mungojë listës së destinacioneve të 2020-ës, fshati Nivicë, në afërsi të Tepelenës. I pasur jo vetëm më bukuri natyrore, por edhe me fakte të shumta historike, dëshmi të një qytetërim antik. Përveç kalasë 2400 vjeçare që është monument kulture, ato që do të mbeten gjatë në memorien tuaj, janë kanionet e Nivicës.
Nivica
10. Gryka e Këlcyrës, Përmet
Gryka e Këlcyrës e cila ndodhet në vargmalin Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, në rrethin e Përmetit duhet të jetë pjesë e listës për t’u vizituar në 2020-ën. Ndryshe ajo njihet dhe si parajsa e njëmijë e një burimeve, ku ndërthuret bukur peizazhi natyror me bimësinë që gjendet përgjatë burimeve ujore të malit të Trebeshinës.
Gryka e Këlcyrës, Përmet
Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses
”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra
Politika nuk i ndal serbët të pushojnë në Shqipëri
Hapet sezoni turistik Izrael-Shqipëri: Tre fluturime në javë nga Maji deri në Tetor
Jahti më luksoz në botë vjen përsëri në Sarandë
Atraksionet turistike në Gjirokastër/ Tabela informuese shqip-anglisht për turistët
Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin. Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme […]
“Kala Festival” një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën Shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe. Me këtë vlerësim dëshmohet edhe njëherë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit. […]
Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë një goditje të fortë turizmit, ministri i Turizmit pret që gjatë vitit 2020, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 7 milionë turistë. Ministri, Blendi Klosi duke folur në studion e Euronews Albania, tha se këtë vit pritet që të ketë sërish rritje pasi këtë e tregojnë dhe të dhënat për […]