e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, vendi është goditur nga rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.

 

Tani duket sikur aktiviteti sizmik ka rifilluar duke shkaktuar me të drejtë frikë tek të gjithë ne.

 

“Magnituda e tërmetit të djeshëm ishte 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit, IGJEUM, për Top Channel.

 

“Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

 

Dje na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej.  TCH

 

 

 

 

Më shumë

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

Raporti i OKB-së për klimën, “kod i kuq për njerëzimin”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, njerëzit pa dyshim janë fajtorë për ndryshimet globale të klimës – ndërsa kërkohen urgjentisht shkurtime masive të gazrave që shkaktojnë efektin serrë nëse bota dëshiron të shmangë një ngrohje katastrofike. Gjetjet e raportit janë miratuar nga 195 qeveri në botë.   Në ishullin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara