e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.

 

Në një deklaratë për mediat Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico,tha se maska rekomandohet sa herë dilni nga shtëpia, te çdo individ mbi 11 vjeç gjatë veprimtarisë jashtë banesës. Të gjithë ata që nuk e zbatojnë këtë rregull do të gjobiten me 3 mijë lekë për herë të parë dhe 5 mijë lekë nëse është e përsëritur.

 

 

Ku duhet vendosur maska:

-Sa herë dilni nga shtëpia;

-Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

-Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

-Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

-Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç -drejtuesit të automjetit.

-Edhe gjatë ecjes në rrugë

-Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

-Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, -kinema, muze, biblioteka, etj

-Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

-Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

-Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

-Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

-Në të gjitha institucionet fetare.

-Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

-Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

 

Kur lejoheni te levizni pa maske:

-Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

-Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

-Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

-Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

-Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

-Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

-Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

-Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

 

Kategorite qe perjashtohen nga perdorimi i maskes:

-Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

-Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

-Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

-Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

-Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

-Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

 

 

🔴 MASAT ANTI-COVIDNga nesër maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshmë në çdo ambient jashtë shtëpisë. Komunikim i Drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico

Geplaatst door Ogerta Manastirliu op Woensdag 14 oktober 2020

Më shumë

Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë

Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria.   Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid.   Shoqata “Së […]

Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara