Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë të shoqëruara me temperatura të ulëta.
Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në:
Dedaj-Razëm-Bogë,
Qafë Mali-Fierzë,
Kuben Vasije,
Tammare-Shkodër,
Burrel-Klos-Peshkopi,
Kukë-Has,
Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.
Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.
Atoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Bennet Nura, shqiptari i parë që do të shkojë në Mars
902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara – KQZ: Emigrantët rrezikohen të mos votojnë edhe këtë rradhë
“Aleanca për Ndryshim”, PD formon koalicionin me aleatët, LSI del e vetme
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
Pandemia nuk ndal migrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi
Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19: Pacientë nga Hasi, Kukësi e Tropoja kurohen në spitalet saj
Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit. Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]
Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]