Qeveria miratoi një vendim që lejon strehimin për 1 vit të afganëve që largohen nga vendi i tyre pas rikthimit në pushtet të talebanëve për herë të parë që nga viti 2001.
Një vendim i qeverisë thotë se dhënia e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Afganistanit bëhet për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Shqipëria.
Ndërkaq, ky vendim përjashton nga e drejta e mbrojtjes së përkohshmen personat që plotësojnë një nga kushtet e ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.
Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, aty bëjnë pjesë edhe ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, Financave dhe Ekonomisë, i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe i Turizmit dhe Mjedisit.
Mbrojtja e përkohshme për shtetasit që përfshin vendimi, fillon nga momenti i hyrjes në Shqipëri për një afat 1-vjeçar.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]