e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër

Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi.

Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan se akullnaja e fundit në majën Humboldt, e vendosur në majën e malit Sierra Nevada de Merida në veriperëndim të vendit, po shkrihet.

Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit për të dokumentuar efektet e ndryshimit të klimës nga maji 2019 deri në tetor 2020, akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

Shkencëtarët thonë se në fillim, madhësia e akullnajës ishte e barabartë me sipërfaqen e 300 fushave të futbollit.

Temperaturat atmosferike, të cilat janë rritur gjatë shekullit të 20-të, kanë shkaktuar tkurrjen e shpejtë globale të akullnajave ndërsa malet Andet tropikale janë në krye të këtyre zonave që preken më shumë nga këto ndryshime.

Më shumë

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehti në histori

Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.   “Me tendencën e globit për t’u ngrohur, […]

Malet nën pushtetin e zjarreve: Barinjve do iu ndalohet shfrytëzimi i kullotave

Vazhdoi edhe sot situata e rënduar me zjarret në malet e Qarkut të Vlorës, ku vatra më serioze është ajo në gadishullin e Karaburunit.   Rreth 500 trupa ushtarake, 50 automjete nga toka, si dhe 3 helikopterë nga ajri po bashkëpunojnë për të shuar zjarret, që rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.   Një […]

Tymi i djegies së plehrave mbulon Fierin

Qyteti i Fierit prej ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.   Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane. Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar. Sasia […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara