e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Nikolla Naço (1843-1913) ka qenë veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare.

 

Naço ka lindur më 1843 në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani.

 

Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe “Drita” nga ana e Shoqërisë “Drita” e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço. Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar ashtu si edhe të atyre në atdhe, për çeljen e shkollave shqipe dhe për mbajtjen e tyre. Gjithashtu Nikolla Naço ka drejtuar gazetën “Shqiptari”, që dilte në Bukuresht në periudhën mes viteve 1888-1903.

 

Nikolla Naço mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës.

 

Ai është autor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe fuqive të mëdha. Naço ka vdekur në vitin 1913, në Bukuresht.

Më shumë

131-vjetori i vdekjes së Thimi Mitkos

Thimi Mitko lindi në Korçë në vitin 1820, ku ndoqi shkollën vendore në greqisht. Xhaxhai i tij, Peti Mitko, kishte qenë një ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër Tanzimatit. Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke shkuar së pari në Athinë, më pas në Plovdiv të Bullgarisë, dhe më vonë […]

‘Bejkë e bardhë’: Ndahet nga jeta Lefter Çipa, autori i mbi njëmijë këngëve të polifonisë shqiptare

Është ndarë nga jeta Lefter Çipa, poeti i dhe autori i 1250 këngëve të polifonisë shqiptare. Familja Çipa ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë në orët e para të së enjtes, 18 shkurt 2021, pas vuajtjes dhe lëngatash fizike.   Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2021. […]

118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u […]

Nikolla Naço (1843-1913)

Nikolla Naço (1843-1913) ka qenë veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare.   Naço ka lindur më 1843 në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani.   Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe “Drita” nga ana e Shoqërisë “Drita” e Bukureshtit, në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara