e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame njoftoi sot se nga sot, hapet procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit shqiptar.

 

Zonat:

 

ZK.2863 – Palasë,
ZK.1481 – Dhërmi,
ZK.3844 – Vuno,
ZK.2518 – Lukovë,
ZK.1739 – Gjilekë,
ZK.1982 – Ilias,
ZK.1952 – Himarë,
ZK.2806 – Nivicë.

 

E thënë me fjalë të thjeshta, sot fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e Jugut.

Ky është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë ndonjëherë në shtetin shqiptar.
Mbi 16 mijë prona private të përftituarta përmes ligjit 7501, do përfitojnë shtëpitë e vjetra tradicionale, shtëpi në proces legalizmi, të vogla dhe mbi 5000 pasuri shtetërore.

Prej këtij operacioni do përfitojnë rreth 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave”, tha Lame i cili theksoi se në këtë proces shteti është përballur me dokumente të falsifikuara, deri edhe kërcënime.

Sipas Lames, ky proces “do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën”.

 

 

Njoftimi i Kadastrës shqiptare:

Rregjistrimi i pronës në Jug, është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.
Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.
Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.
Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.

Përgjatë 26 vjetëve që funksionon procesi i regjistrimit fillestar, ky proces ka filluar 2 herë dhe pastaj është braktisur pa u përfunduar. I premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave, se kësaj rradhe shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces.
Procesi i rregjistrimit fillestar, i ka rrënjët dhe mundësohet përmes ligjit të ri për Kadastrën, të hyrë në fuqi në fillim të vitit të kaluar, si edhe të ligjit për për fundimin e proceseve tranzitore, të hyrë në fuqi para rreth një muaji.

I gjithë procesi i rregjistrimit, do të kryhet dhe monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana.
E bëjmë këtë edhe për shkak të ekspertizës më të mirë e cila është e grumbulluar pikërisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si edhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale, e cila për fat të keq muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e mahisura prej vitesh.

Gjatë kësaj periudhe përgatitore, jemi ndeshur në një mori problematikash të mbartura e të shtresëzuara në vite.
Jemi ndeshur me akte pronësie të mbivendosura nga dy, e nga tre, e nga katër herë; jemi ndeshur me dokumenta të falsifikuara; jemi ndeshur me presione nga më të ndryshmet; jemi ndeshur me vendime komisionesh, me vendime gjykatash, me vendime kthimi pronash, të gjitha problematike; jemi ndeshur me zhdukje, me fshehje, dhe me manipulim dokumentacioni.
Por mbi të gjitha, jemi ndeshur me dëshirën e këtyre banorëve për t’i dhënë fund këtij kalvari.

Në këtë pikë, nga banorët e Bregut kërkoj vetëm dy gjëra: besim dhe bashkëpunim.
-Besim në procesin dhe në vullnetin tonë për ta kryer atë.
-Bashkëpunim me punonjësit tanë, për të ofruar gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe për të plotësuar të gjitha kërkesat tona.

Pas përmbylljes së këtij procesi që do të zgjasë disa muaj, në bregdetin e Jugut do të krijohet mundësia për investime të ligjshme, që nga ai pronari që do të hapë një dy apo tre dhoma për turistët pranë shtëpisë së tij, e deri tek komplekset dhe hotelet turistike të mëdha.
Gjithashtu, siguria juridike që do të krijojë ky proces, do të çojë në uljen drastike të konflikteve të pronës përgjatë gjithë zonës.
Në ditët në vijim, ne do të jemi vazhdimisht në kontakt si me mediat ashtu edhe me publikun, duke ofruar informacione të detajuara rreth procedurave, rreth zyrave të hapura në terren, do të njoftojmë për ecurinë dhe problematikat e ndeshura, etj.

 

8 qershor 2020

Më shumë

Projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin […]

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

Prodhimi i energjisë elektrike në rekord shumëvjeçar

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara