e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kompletoi strukturën e re drejtuese, me nisjen nga puna të anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të zgjedhur nga parlamenti.

 

Ndërsa nga zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit, ndajnë pak më shumë se 6 muaj, Komisionit të Zgjedhjeve do t’i duhet të përballojë një volum të lartë pune. Përveç përgatitje së një morie aktesh në zbatim të ndryshimeveve të bëra në Kodin Zgjedhor, sfida e këtij institucioni të ri duket se do të jetë përfshirja e teknologjisë në procesin e votimit.

 

Me marrjen zyrtarisht të detyrës nga anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Celibashi evidentoi formëzimin e plotë të institucionit të KQZ-së. Komisioneri deklaroi se shpreson që bashkëpunimi institucional mes tre strukturave të KQZ-së të jetë në efiçencë të plotë, me qëllim që koha e shkurtër që është në dispozicion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve, të tejkalohet me vullnet akoma më të shtuar prej secilit.

 

Ilirjan Celibashi i’u përgjigj interesit të medias lidhur me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, dhe tha se:

 

“Puna ka filluar për atë çfarë është në kompetencën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Nënkomisioneres. Është ngritur një grup pune, i cili do të shqyrtojë dhe vlerësojë të gjithë aspektet që lidhen me këtë çështje. Jemi në proçesin e përgatitjes së akteve rregullatore për këtë çështje. Kam besim se do të arrijmë suksese lidhur me këtë çështje, pasi jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibilitet nga politika në lidhje me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Për sa kohë një pjesë e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësisht me integritetin e procesit zgjedhor, ne kemi të gjithë fokusin e duhur tek kjo çështje”.

 

Në ambientet e KQZ-së, Komisioneri Celibashi zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Diasporën,  Pandeli Majko, me të cilin diskutuan për një çështje tjetër të rëndësishme të lidhur me zgjedhjet sikurse është mundësimi i votimit të emigrantëve, pa qenë nevoja për tu paraqitur në një qendër votimi në Shqipëri.

 

Komisioneri Celibashi konfirmoi angazhimin e plotë e serioz të KQZ-së për ta qasur këtë çështje edhe pse koha e shkurtër në dispozicion për të përgatitur një procedurë votimi të tillë, nuk ndihmon.

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara