e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Kjo seancë shënon rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend pa 30 muajsh bojkot.

 

Për herë të parë, Kuvendi nuk nisi me 140 deputetë, por me katër vakanca. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga PS-ja, si edhe Mark Marku nga PD-ja kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet pa u betuar ende. Për t’i zëvendësuar duhet që Kuvendi i ri, pas konstituimit, të konstatojë procedurialisht vakancat, në mënyrë që t’i kërkojë KQZ-së zëvendësimin e tyre.

 

Seancën hapëse e kryesoi ing.Luljeta Bozo e cila ka mbi supe 78 vite 11 muaj e 8 ditë jetë, ndonëse shkel për herë të parë pragun e parlamentit.

 

“Ne jemi këtu, të ardhur nga një proces demokratik. Të gjithë të punojmë për të mirën e vendit tonë”, tha Bozo.

 

Numërimi i votave të 25 prillit prodhoi në sallën e Kuvendit 2 grupe parlamentare. Socialistët për herë të dytë do të mund të jenë shumicë me 74 vota në parlament, kësisoj edhe si grupi më i madh parlamentar.

 

Situata në kampin opozitar duket më e ndërlikuar. Koalicioni opozitar mori besimin për 59 ulëse në parlament duke formuar edhe grupin e dytë parlamentar.

 

Më shumë

Grup parlamentar paralel me PD

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.   Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.   Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve […]

Kancelarja Merkel viziton Shqipërinë më 14 Shtator

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri më 14 Shtator. Bëhet me dije se vizita e kancelares gjermane vjen në kuadër të procesit të Berlinit.   Kjo do të jetë vizita e fundit e Merkel si kancelare jashtë vendit. Ajo do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, reagon Rusia

Rusia ka reaguar për Samitin “Platforma për Krimenë” të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.   Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë.   “Mbështetje e palëkundur për integritetin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara